Sulmuesi brazilian Hulk duket se i ka ditët të numëruara te skuadra e Zenit, pas debatit të fundit publik mes tij dhe trajnerit Luçiano Spaleti. Mes të dyve ka shpërthyer një polemikë publike gjatë ndeshjes së skuadrës ruse kundër Milanit, gjë që ka vazhduar edhe pas përfundimit të takimit.
10 minuta para fundit të ndeshjes, Spaleti vendosi të zëvendësonte sulmuesin 26 vjeçar, një vendim që duket se nuk i ka pëlqyer lojtarit të blerë për 40 milionë euro nga Porto gjatë merkatos së verës. Ai fillimisht ka refuzuar t’i shtrëngojë dorën trajnerit, ndërsa më pas ka bërë shenjë me duar në adresë të tij se nuk duronte më. Pas ndeshjes, ka ardhur edhe deklarata që me shumë mundësi i jep fund karrierës së tij në Rusi, ku ka shënuar vetëm 4 gola.
“Unë ndjehem mirë në Shën Petersburg, familja ime ndjehet mirë dhe djali im gjithashtu. Por nëse nuk zgjidhet situata me Spaletin, unë mund të largohem në janar. Nuk e di nëse destinacioni im do të jetë Italia, por gjithçka mund të ndodhë”, tha futbollisti.
E prerë ishte kundërpërgjigja e Spaletit. “Hulk bën dhe thotë atë që dëshiron ai. Unë nuk e kam problem ta zëvendësoj përsëri. Ai thotë se mund të largohet? Ky është problemi i tij, pasi unë do të vazhdoj të qëndroj te kjo skuadër”, tha trajneri italian./lajmeshqip
http://youtu.be/ozZaisCjkfc
Ne ndeshjet e Champions League qe ky Hulk ka luajtur ka qene lojtari me i dobet ne fushe,saqe ne Sky komentatori i njohur Anglez Robert Jeffrey Stelling qe zakonisht fton ne studion e tij tre personazhe nga bota e futbollit ate nate ishin Rud Gulit,Jamie Redknap dhe Graeme Souness,Gulit dhe Redknap kane tall bythen gjithe kohen me kete brazilionin qe eshte blere per 40 milion,dhe kishin te drejte pasi ne fund te takimit transmetuan te gjitha kontaktet me topit te Hulk,dhe perpjekjet e tij per te dribluar,ishte me te vertete nje skandal qe ne te gjitha rastet brazilioni i kishte humbur,ose ja kishin marre kundershtaret topin,nje deshtak qe besoj se edhe ai vete e di se askush nuk eshte i interesuar me per te.