Shnajder refuzon rinovimin me Interin

3 Dhjetor 2012, 19:36Sport TEMA

Dështon takimi mes Interit dhe Uesli Shnajder për ndryshimin dhe rinovimin e kontratës së holandezit me skuadrën zikaltër. Futbollisti është takuar me drejtuesit e klubit bashkë me menaxherët e tij, por është larguar nga mbledhja duke bërë të qartë se refuzonte propozimin e bërë nga Interi për uljen e rrogës së tij nga 6 milion euro në sezon në 4.5 milion euro në sezon.

“Unë këtu jam ndjerë gjithmonë mirë, më vonë do të dëgjoni të reja nga ne”, ishte komenti i vetëm i futbollistit në momentin kur është larguar nga zyrat e Interit, ndërsa më pas ka shpërndarë një deklaratë për shtyp. “Si mund të pranoj një kontratë të re me këto kushte kur nuk jam as duke luajtur? Nuk kam asnjë arsye pse të firmos në këto kushte. Në këto momente, zgjedhja ime është të mos firmos për Interin”, u shpreh mesfushori holandez.

Menjëherë pas saj ka ardhur edhe prononcimi i Masimo Moratit, presidentit të Interit që nuk ka qenë i pranishëm në këtë takim, por ka ndjekur gjithçka me shumë vëmendje.

“Kjo është një situatë shumë delikate, po mundohemi të kuptojmë nëse mund të arrijmë një marrëveshje mbi baza të tjera, në të kundërt do të vazhdohet kështu. Unë dëgjova përfaqësuesit e Interit që ishin në takim dhe mu dukën të kënaqur, tani është në dorën e Shnajder të përgjigjet, ai është pjesë e jona. Këto janë gjëra që mund të zgjidhen. Me Napolin mund të grumbullohet dhe do të luajë nëse është në formë dhe jo se ka emrin Uesli Shnajder”, komentoi presidenti i Interit rreth situatës së pakëndshme të krijuar në skuadër.

1 komente në “Shnajder refuzon rinovimin me Interin”

  1. ajax says:

    Shiko nje here historine e futb.dhe pastaj shkruaj.Nese ata jane thjeshte bq.ti je kryetari tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje