Perez: Ronaldo, po ike dua para sa për të blerë Mesin

3 Dhjetor 2012, 18:32Sport TEMA

“Kristiano, nëse largohesh, më gjej paratë për të blerë Mesin”. Kjo është fraza që presidenti i Real Madrid i ka thënë Kristiano Ronaldos në bashkëbisedimin e famshëm me yllin portugez kur ky i fundit po i shprehte pakënaqësitë e tij për situatën në klub.

Kjo bisedë është publikuar nga gazeta spanjolle “AS”, e cila insiston se në atë takim është folur realisht për mundësinë e largimit të Kristiano Ronaldos, sipas kërkesës së këtij të fundit. Mbledhja është zhvilluar pak ditë pas deklaratës së famshme të muajit shtator, ku Ronaldo tha se ishte “i trishtuar dhe klubi e di arsyen”.

Sipas “AS”, CR7 kishte pranuar në mbledhjen me Perez se kishte gabuar fjalën, pasi kishte thënë “i trishtuar”, në vend që të thoshte “i zhgënjyer”. Portugezi i kërkoi Perez që të ndryshonte kontrata e tij në lidhje me përfitimet nga e drejta e imazhit dhe disa detaje të tjera, por presidenti i madrilenëve i kishte bërë të qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

Atëherë, Ronaldo i kërkoi presidentit ta linte të largohej dhe përgjigja e këtij të fundit, sipas gazetës spanjolle, ishte pozitive, për sa kohë që shitja e portugezit do t’i sillte të ardhura të mjaftueshme për të blerë Lionel Mesin.

Tani pritet të mësohet si do të evoluojë situata, pasi ky bashkëbisedim është publikuar në shtypin spanjoll dhe pritet të sjellë reagime të forta nga personat e interesuar drejtpërdrejt për këtë çështje.

2 komente në “Perez: Ronaldo, po ike dua para sa për të blerë Mesin”

  1. nesuno says:

    Hera e pare qe me pelqen ky Perezi.E ka kuptuar qe Ronaldo eshte nen hijen e MESIT dhe eshte nje fatkeqesi per te qe ka qelluar ne epoken e MESSIT.Me te vertete Ronaldo eshte nje lojtar i madh por jo me aftesite e MESSIT.

  2. TOTILA says:

    Mua gjithmone me kane habitur debatet ne kete blog ,natyrisht te hedhura ne SKAKIERE nga shtypi .MEDIA mundohet me te gjithe menyrat qe t’a krahasoje RONALDEN me MESSIN .Eshte njelloj te krahasosh te zezen me te BARDHEN . Ua kam thene po e riperseris : Ato qe MESSI i ben ne fraksion sekonde RONALDES do t’i duheshin ore per t’i menduar pa lere per te vepruar. Qellimi kryesor i MURINJO LEGENIT ISHTE SE ,ai erdhi ne MADRID per te eklipsuar BARCELONEN ,por u injorua totalisht .Ja dhe GUARDIOLA IKU dhe tani erdhi VILANOVA QE E KA VENE BARCELONEN NE KRYE. MURINJO palacua eshte mesuar me presione se nuk ka dale akoma ndonje gjalme-zi qe ti qi…..robt- kur thone SHKODRANET – ku t’i kete . Do iki ndyresira pa mare asgje sivjet .Do te doja nje gje qe shorti ne CHAMPIONS LEAGUE t’a vere perballe BAYERNIT, BORUSIAS apo JUVENTUSIT ne se kualifikohet ,por e dua kete short qe tani ne 16-she, dhe pastaj do t’a shikoj une RONALDEN dhe MURINJON SE SA I VLEN LEKURA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje