Nfl, Belcher vret të fejuarën dhe më pas vetëvritet para trajnerit

1 Dhjetor 2012, 19:11Sport TEMA

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në futbollin amerikan, NFL. Jovan Allen Belcher, lojtar i Kansas City Chiefs, është vetëvrarë, pasi kishte vrarë të fejuarën e vet.

Sipas mediave amerikane, pasi kishte vrarë të fejuarën, ai ishte larguar nga shtëpia, për të shkuar në ambientet e klubit. Aty ka vrarë vetën pikërisht para trajnerit të vet dhe menaxherit të përgjithshëm të ekipit.

Motivet e kësaj ngjarje shokuese janë ende mister, ndërkohë që 25-vjeçari konsiderohej si një prej lojtarëve të talentuar të futbollit amerikan.

2 komente në “Nfl, Belcher vret të fejuarën dhe më pas vetëvritet para trajnerit”

  1. dkushi says:

    bixhozi dhe bastet

  2. x says:

    Si e ka emrin ky Jovan Bregu??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje