Skolari: Brazili nuk është si Barcelona

1 Dhjetor 2012, 18:07Sport TEMA

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Skolari, ka hedhur poshtë ngjashmëritë mes kësaj kombëtareje dhe ekipit të Barcelonës, që tashmë mbahet si masë matëse për lojën e bukur. Sipas tij, do të ishte gabim që ekipi të mundohej të përshtatej me cilësitë e një skuadre tjetër, pasi duhej të mendonte vetëm si të paraqitej sa më mirë duke u bazuar në ato që janë pikat e forcës aktuale.

“Nëse mundohemi të importojmë lojtarë si Iniesta, Ksavi dhe Mesi, atëherë ne do të luanim si Barcelona. Por ata nuk kanë asnjë lidhje me futbollistët brazilianë, nuk ngjajnë në asnjë pikë”, tha trajneri i kthyer në drejtimin e kombëtares vetëm dy ditë më parë.

“Ne duhet të ndërtojmë një skuadër që të luajë futboll të bukur, por njëkohësisht duhet të respektojmë edhe karakteristikën e çdo lojtari. Kemi një identitet, por duhet të dimë se çfarë do të bëjmë më secilën prej karakteristikave që na sjell çdo lojtar”, tha ai.

Sipas Skolarit, mundësia më e mirë për të parë forcën e Brazilit, do të jetë gjatë Kupës së Konfederatave, aktivitet që zhvillohet vitin e ardhshëm.

“Do të vuajmë në fazën e identifikimit të forcës tonë reale në këtë pikë, pasi nuk marrim pjesë në kualifikueset e Botërorit. Por ne kemi lojtarë cilësorë dhe nuk jam dakord kur thuhet se kjo skuadër është shumë e re. Kjo është një skuadër e shkëlqyer, por nuk kemi kundërshtarë që të përbëjnë një sfidë. Në vitin 2002 kishim një skuadër të organizuar dhe një sistem të konsoliduar loje, atë do të mundohemi ta ndërtojmë gjatë Kupës së Konfederatave”, tregoi Skolari./lajmeshqip

1 komente në “Skolari: Brazili nuk është si Barcelona”

  1. vlora says:

    Mirse u ktheve , nje tiger si ty iduhet Brazilit jo si ai puftja para teje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje