Tito Vilanova vazhdon të mbajë një linjë shumë të qartë mendimi që në fillimin e sezonit, duke injoruar thuajse plotësisht çdo skuadër tjetër dhe duke folur për ekipin e tij. Pasardhësi i Guardiolës duket edhe më agresiv në raportet me Real Madrid, siç ka ndodhur në konferencën e sotme për shtyp, ku ka folur për skuadrën e vet, por edhe për derbin e Madridit mes Atletiko dhe Realit.
“As që rri të mendoj për gjëra të tilla si diferenca e pikëve. Unë mendoj vetëm si të fitojmë ndeshje, diferenca me rivalët nuk është problemi ynë. Nuk e mendoj kampionatin të mbyllur nëse Reali mundet në derbi. Kampionati nuk është i mbyllur as sikur të kemi 14 apo 16 pikë diferencë. Ka shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ndoshta që nesër diferenca mund të jetë 8 pikë”.
“A do ta shoh derbin? Kam një takim me mediat pas ndeshjes tonë dhe pastaj kam orarin për të ngrënë darkën. Nuk kam ndër mend aq ta shoh e as ta ndjek si ndeshje”, ishte komenti i Vilanovës, duke bërë të qartë se aktualisht nuk shqetësohet nga paraqitjet e dy skuadrave të Madridit, që janë rivalët e titullit në këtë sezon.
Pasi ka sqaruar se klubi nuk ka ndërmend të bëjë asnjë blerje në merkaton e janarit, ai ka folur për luftën për “Topin e Artë”, ku janë në garë dy futbollistët e tij, Mesi dhe Iniesta.
“Të gjithë në klub jemi shumë të lumtur që 2 nga 3 finalistët janë të Barcelonës, por mund të ishin të tre, pasi edhe Ksavi e meriton, ka qenë edhe më parë në finale. A mund ta fitojë Iniesta? Unë thjesht shpresoj që ta fitojë një prej dy futbollistëve tanë. Kush e fiton, vendoset nga votuesit dhe mendoj se çdo fitues do ta meritojë këtë trofe”, tha trajneri i cili pranoi se aktualisht nuk mendon nëse në të ardhmen emri i tij do të jetë mes kandidatëve për çmimin e “Trajnerit të Vitit”.
Dukesh ti mor plak!ty sikur ta kane dhon ekipin me zor,mir e bon qe nuk i shikon,madje une besoj se ti nuk sheh fare futboll!Ne keto muaj qe je ulur,ne stolin e Barcelonen,jo me kot them ulur,se ti shpesh rri dhe ne kembe,por nuk ngjall asnje emocion,nuk di te qeshesh,te bertasesh apo te qash,kur si ben te tjerat,Barcelona me ato lojtare qe ka ne dispozicion ndoshta e teproj qe them ,por nuk ka nevoje per trajner,per nje gje jam i sigurte qe per nje tip si Vilanova nuk i hyn ne pune askujt,edhe nje kopshtari!E para ti ofendon fansat e Madridit si te Realit,ashtu dhe te Atletikos,dhe tjetra eshte se ti i ben reklamen me te keqe futbollit,ne nje kohe qe njerzit e shohin futbollin dhe kur shkojne ne wc,ftyra jote prej idioti nuk begeniska ta shohe nje derbi edhe nese je i uritur,futbolli shihet kudo,dhe ne cdo rrethane duke ngrene apo duke pire,madje dhe duke qire…
bravo england,,,,nuk mund te shtoj asnje fjale
mire e thua o england po kujt ja thua,catalan rac muti me keq se greket jane.
England dhe madrid,c’e keni gjithe kete terbim ndaj Vilanoves?tjetri ka vetem nje barazim dhe vetem fitore dhe ju vetem gllamanisni. shifni ore punen tuaj e mos u merrni me thashetheme plakash dhe analiza budallejsh.Qenie me qeliza gomari!Yyyyyyyyy!
o dymo,,,po selltiku mer gamor ?
Nuk me duket normale deklarata e Vilanoves. Por une mendoj se Vilanova eshte me i zoti se Guardiola. Nuk eshte ashtu si thoni ju qe ska rendesi trajneri. Keta talente i ka pergatitur Vilanova dhe emrin e mori Guardiola. Deri tani e ka drejtuar Barcen me mire se Guardiola. Ekipi ka pasur te njejtein ritem dhe jo me hope si Pep.
“GUXHO” ,Nuk me le qe te debatoja me oponentet e mi. Une , GUXHO ,do t;i shtoja vetem nje gje te vogel shkrimit tend ,qe per mua eshte i ftohte por shume realist . VILANOVA me shume SE SA FINESEN E GUARDIOLES ka “EGERSINE”. Ai le ne stol ke te doje dhe kur te doje ,gje te cilen GUARDIOLA nuk e bente dot . Vilanova nuk e cau fare menderen per 7-8 jave kur luajti pa 4-5 titullare sidomos ne mbrojtje ,por PROMOVOI lojtare te AKADEMISE . Deri tani ai eshte shume ne rregull dhe besoj se i ka hedhur themelet e fitimit te LA-LIGES sido qe ka perpara thuajse dhe 2/3 e rruges. Le te shohim se cdo te ndodhe. Besoj qe ATLETIKOS PAS 4-5 JAVESH do t’i mbaroje “KARBURANTI ” sic po i mbaron RONALDOS I cili eshte duke konsumuar REZERVEN E SERBATORIT ,sepse u lodh duke ndjekur “PLESHTIN” !!!!
Dym une nuk kam ndermend te ofendoj!por do te thosha qe mbaje nic-kun
qe vete ke zgjedhur se te shkon shume…