Zlatan Ibrahimoviç është një talent i padiskutueshëm i futbollit botëror, por edhe një personazh që shpesh kthehet në problem brenda dhomave të zhveshjeve për shkak të arrogancës së tij të tepruar.
Gjesti i radhës ka ardhur para ndeshjes kundër Trua, të fituar 4-0 nga PSZH, ku ai për të nxituar skuadrën, ka përdorur një batutë aspak të këndshme. “Edhe djali im luan më mirë se ju”, ishte fraza me të cilën Ibra iu drejtua shokëve të tij para fillimit të takimit, duke bërë që atmosfera të tensionohej dhe shumë futbollistë të shprehnin hapur pakënaqësinë ndaj tij te drejtuesit.
Sipas “Le Parisien”, suedezi e ka kuptuar gabimin dhe ka kërkuar falje para ekipit, pas një mbledhje të organizuar nga trajneri Ançeloti që është munduar të qetësojë situatën e krijuar. “E kam tepruar, më vjen shumë keq”, ishte komenti i futbollistit që ka shpjeguar se batuta ishte bërë për të nxitur shokët e skuadrës dhe jo për t’i fyer ato.
Por me sa duket, futbollisti e ka kuptuar se shumë prej lojtarëve të PSZH nuk e durojnë që tani, ndaj ka lënë të kuptohet se ekziston një mundësi shumë e vogël që ai të largohet drejt një kampionati tjetër. Hipoteza e bujshme është publikuar në faqet e gazetës suedeze “Aftonbladet”, e cila ka si burim një njeri të afërt me Roberto Mançinin që planifikon transferimin e tij te Mançester Siti.
“Mançini e di që diçka ka ndryshuar të skuadra e tij. Ai do një sjellje fitimtari dhe Ibra e përfaqëson më së miri një gjë të tillë. Roberto e ka admiruar gjithmonë si futbollist, ndërsa edhe Ibra e di që është shumë i fortë për të luajtur në kampionatin francez”, shkruhet në faqet e kësaj gazete duke hapur një hipotezë shumë të bujshme të merkatos.
kush eshte me pordhac ronaldo apo ky vici?
Une mendoj se me pordhac eshte Vici Ronaldo ?
Ju a them une ju te dyve parashkruajtes kush eshte me pordhac. E padiskutueshme qe jeni te dy ju te paret pastaj me rradhe ata qe kane aq shume”besim” tek vetja per te komentuar dy futbolliste te padiskutueshem dhe dy sportiste qe pavaresisht se cfare kane fituar jane nder te paret ne punen qe bejne. Pastaj po deshet te flasim per leket qe marrin dhe ziline ndaj tyre eshte muhabet tjeter. Jo kushdo ka te ndenjura te beje ate qe ben cilido sportist I ketij rangu. Prandaj beni ate punen tuaj dhe merrni ate qe ju takon se po te ishit me te mire do beheshit ju te dy “pordhace”, jo Ibrahimovic e Ronaldo. Cheers!!!
hahahahaaaa