Zyrtare: Shqipëria, Kampione Bote në trukimin e ndeshjeve

29 Nëntor 2012, 21:03Sport TEMA

Çdo thashethem i mundshëm për trukimin e ndeshjeve të futbollit në Shqipëri sot ka marrë konfirmimin përfundimtar me raportin e publikuar nga kompania “Sportradar”, lideri botëror në monitorimin e fluksit të parave në bastet sportive.

Sipas raportit të saj mbi manipulimet e ndeshjeve, vendin e parë në botë e zë Shqipëria, pasi skuadrat tona kanë rezultuar “me të kuqe” në plot 97 raste në pak më shumë se tre vite.

“Sportradar” ka siguruar të dhënat nga monitorimi i luhatjeve të koeficienteve në më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëtare, ku kanë figuruar edhe kuotimet e skuadrave shqiptare, kryesisht në aktivitete kombëtare për periudhën qershor 2009-nëntor 2012.

Në vendin e dytë gjendet Italia me 70 ndeshje të manipuluara, e ndjekur nga Moldavia (66), Estonia (46), Greqia (45), Rusia (42), Maqedonia (37), Bullgaria (35), Letonia dhe Lituania, të dyja me 31 ndeshje. Thuajse çdo vend i botës figuron në hartën e manipulimeve por më të “ndershmit” duket se janë vendet e Beneluksit me Belgjikën që ka vetëm një rast të ndeshur, Holandën 2 e Francën 2.

“Sportradar” ka analizuar një kampion prej 143472 ndeshjesh, në 596 turne të ndryshëm, duke arritur në konkluzionin se ka siguri 100% të 798 ndeshjeve, vetëm 0.56% e totalit të ndeshjeve të kontrolluara, por ku më shumë se 10% i përket vetëm Shqipërisë.

Në fakt, UEFA ka paralajmëruar vazhdimisht Federatën Shqiptare të Futbollit për raportet që i vijnë nga kompanitë e specializuara në identifikimin e ndeshjeve të manipuluara, por asnjëherë institucioni i futbollit nuk është vënë në lëvizje qoftë edhe për të lajmëruar zyrtarisht Prokurorinë që të fillojë një hetim të mundshëm.

Tani, raporti i “Sportradar” nuk lë më vend për dyshim dhe lëshon bombën e radhës në adresë të drejtuesve të futbollit shqiptar, të cilët duhet të marrin masa për parandalimin e këtij fenomeni, para se paralajmërimet e UEFA-s të kthehen në pezullime e përjashtime./lajmeshqip

9 komente në “Zyrtare: Shqipëria, Kampione Bote në trukimin e ndeshjeve”

  1. kola.xz says:

    do vij nji koh qe
    topi do rrotullohet rreth portes
    dhe shqiptaret do prishin boten

    1. zefi says:

      Shyqyr me ne fund u shpallem kampion bote ne nje sport!!!
      Kjo PA DYSHIM ka qene merite e qeverisjes se sukseseshme te Sali Berishes!!!
      Qo asht myrakell!!!
      Qo asht frydom!!!
      Haaaaaaaaaaaaa!!!
      E kemi hallall edhe nje torte tjeter 4 tonshe,por me MUT,per qeverine!!!

  2. zoro says:

    dhe kjo eshte per ta festuar me tort ,kampion bote ,jemi te paret ne poshtersira ,ne babzi ,ne vjedhje, per kriminalitet ,per pa pasterti ,per tu fryre si cuba ,per te share greket ,serbet ,te tjeret ,jemi me te miret luftojme me shpata ,para berishtan turku se te erdhi vdekja o muzhakedin

  3. zyber says:

    Fajin e ka tradhetari Granit Xhaka.Patrioti Armando Duka nuk ka asnje faj qe skuadrat shqiptare anetare te federates qe ai drejton luajne bixhoz.

  4. Luis says:

    Pse ka kompani qe pranojne baste ne ndeshje qe perfshijne skuadra shqiptare? ?

  5. england says:

    Ne nje familje nese i zoti i shpise do luaje bixhoz,apo do vjedhe,nuk besoj se familja do jete e shendetshme,dhe femijet do shkollohen,apo do dalin mire ne mesime!peshku eshte qelbur nga koka,e cfare te presim qe sporti te beje ndryshe nga pjesa tjeter e shoqerise,qe eshte mbytur nga korrupsioni…

  6. Luan says:

    Thone se Armando Duka eshte tek SuperSporti tek Digitalbi.

    Duhet reaguar fort kunder mafjozeve qe vetem te vjedhin dine.

    Te vjen me vjell se cfaredo lloj emisionesh qe japin lene shume per te deshiruar, pasi dhe njerezit qe punesohen duan t’i perdorin si skllever pune maskarenjte dhe ata po aq iu japin ne pune dhe shume mire ua bejne.

    Ka gjyqe nderkombetare per mafjozet e urryer te ketij vendi qe kane aksione nga te gjitha bizneset qe i kane bere dhe i mbajne monopol ne Shqiperi me korrupsion se bashku me hajdutat mafjoze qe jane ne politike.

  7. Pilo Lala says:

    Maloku nuk pranon vendin e dyte asgjekundi.

  8. moni says:

    Ngelen duke akuzuar presidentet per trukim ndeshjesh, po asnje “hetim” i FSHF-se nuk ka nxjerre gje ne drite. Kampionati yne eshte bere pacavure, vetem ne Korce mbushet stadiumi. Shkodra qe ka patur pjesemarrje masive eshte gati 0, po ashtu Tirana pjesemarrja gati 0, nga tre ekipe legjendare vetem Tirana ka mbetur ne Superiore. Ekipet tona ne eleminatoret e Champions e UEFA skarcohen qe ne fillim. Ne mbahemi akoma me rezultatet e Flamurtarit te viteve ’80. Cfare duhet pritur nga kombetarja kur ne Shqiperi niveli i futbollit eshte kaq i ulet? Ajo nuk ka patur ndonje renditje ne grup me shume se c’eshte arritur me Rrelin apo me ndonje tjeter. Rrofshin kosovaret qe i dhane gjak te ri kombetares se te ishte per ne s’do i ndaheshim vendit te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje