Ronaldo pranon: Klose mund të thyejë rekordin tim

28 Nëntor 2012, 13:00Sport TEMA

Ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldio, ka folur rreth “shqetësimit” të tij të vogël para Botërorit 2014, atë të thyerjes së rekordit që ka vendosur disa vite më parë duke shënuar 15 gola në Botërorë të ndryshëm. Ky rekord rrezikohet nga Miroslav Klose, i cili ka shënuar 14 gola dhe i mjaftojnë dy në aktivitetin që zhvillohet pas dy vitesh në Brazil për të kaluar një nga idhujt më të dashur të tifozerisë vendase.

“Kjo është diçka që më shqetëson, por jo edhe aq shumë. Mendoj se historia ime dhe e tija janë të ndara, gjithkush shkruan historinë e vet. Pavarësisht faktit nëse Klose shënon apo jo në Botëror, duke më barazuar apo kaluar, mendoj se historia ime nuk do të fshihet”.

“Ndaj kam një shqetësim të vogël, por nuk kam zili, pasi ai aktualisht po luan e unë jo. Historia ime është shkruar tashmë, e tija vazhdon të shkruhet”, ishte komenti i brazilianit, i cili ka insistuar mbi idenë e tij se futbollistët brazilianë duhej të largoheshin sa më parë drejt Evropës për të provuar aftësitë e tyre, duke iu referuar pikërisht yllit Neimar që deri tani e ka hedhur poshtë një hipotezë të tillë.

“Mundësia e të jetuarit në Evropë e kthen një futbollist në një burrë. Atij do t’i jepej një mundësi e madhe për të mësuar sa më shumë që të jetë e mundur, si në anën e kulturës, edukatës si dhe sportit në vetvete. Kam jetuar në Evropë për 18 vite dhe mund të pohoj se asnjë universitet në botë nuk mund të më mësojë atë që përfitova gjatë kohës kur luajta atje. Unë mësova të luaj futboll në Evropë”, tha Ronaldo.

4 komente në “Ronaldo pranon: Klose mund të thyejë rekordin tim”

  1. der kommentator says:

    http://www.youtube.com/watch?v=200UXfWgMQM
    Goli kunder Turqise eshte i paperseritshem!

    1. nd-ih-ma says:

      Faleminderit per pamjet.Dhe Ronaldo vete eshte i paperseritshem.

  2. Futbollisti says:

    Futbollosti me i mire ne bote i te gjithe koherave,kishte lezet ta shikoje kur luante,ne cdo prekje topi kishte magji dhe spektakel.Nga shkonte te luante Ronaldo te gjithe beheshin tifoze me skuadren e tij,gjysma e tifozeve inetriste jane bere ne kohen e tij. I paperseritshem il Fenomeno.

  3. TOTILA says:

    REKORDET janevendosur per t’u thyer ,por varet nga kohezgjatja e rekordit.P.SH.Per te thyer rekordin e mMEKSIKOS 1968 NE OLOIMPIADE NGA BIMEN ne kercim se larti 8.9 METRA ,DUHEJ TE KALONIN 25 VJET DERI NE 1993 ,DHE te vendosej nje rekord i ri. PER TE THYER REKORDIN E PITRO MENEAS duhej te kalonin po rreth 25 vjet per te thyer rekordin e tij ne 200 m me kohen fantastike te vendosur prej tij ne 1978 me 19.72 sekonda . Ne se MIROSLAV KLOSE (POLAKU i NATYRALIZUAR) thyen rekordin e RONALDO BRAZILIANIT ,ky i fundit duhet te gezohet dhe t’a pershendes se paska dhe pasues te denje ,qe jane kembengules .MIROSLLAVI eshte nje futbollist qe nuk e ka shkelqimin e RONALDOS, por eshte model. KAM mendimin se edhe GERHARD MULLERI do t’a falenderoj MESSIN NE DATEN 6 DHJETOR apo 9 dhjetor kur MESSI do t’i thyej rekordin. Rekordi eshte vendosur nga MULLERI NE daten 19 dhjetor 1972 . AI rekord rezistoi plot 40 vjet!!. Kam mendimin se me zhvillimin dhe revolucionarizimin qe ka pesuar futbolli vitet e fundit do te gjenden shume shpejt pasues me te denje se MESSI qe t’a thyejne kete rekord per 7-10 vjet . ARESYEJA. Futbolli sulmues kohet e fundit e ka fituar betejen me MBROJTESIT . Specialistet e futbollit duhet te gjejne tjeter MODUS-VIVENDI ,PER TE PERGATITUR mbrojtes modern per kete futboll qe te vendoset dhe ashtu nje ballance me kuptimin figurativ . TE gjithe SHQIPTARET dhe vecenarisht oponentet e mi ne kete bllog te TEMES I PERGEZOJ QE E KANE MBAJTUR GJALLE DEBATIN SPORTIV DHE U UROJ GJITHE TE MIRAT NE JETE DHE FAMILJE DHE T’A GEZOJME PER JETE E MOT 100 VJETORIN E PAVARESISE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje