De Biasi: Jam italian i shqiptarizuar

27 Nëntor 2012, 18:12Sport TEMA

Trajneri i kombëtares kuqezi, Gianni de Biasi, ka mbajtur dje postin e trajnerit për skuadrën evropiane, përballë asaj shqiptare, gjatë një miqësoreje me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, ku merrnin pjesë artistë, sportistë, politikanë etj. E ka ndjekur takimin me vëmendje, teksa ka urdhëruar dhe zëvendësimet.

“Të gjithë luajtëm për t’u ndierë të gjithë mirë për këtë vit të veçantë për Shqipërinë. Ishte një ndeshje e organizuar nga ambasadori Etore Sequie, i cili deshi të festonte 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në këtë mënyrë. Ishte gjëja më e bukur, pasi u mblodhën jo vetëm shqiptarët, por të gjithë njerëzit që e ndiejnë se duhet festuar kjo ditë, pra dhe ata të huaj nga çdo komb i Evropës. Sigurisht që Shqipëria është pjesë e jetës sime dhe e zgjedhjeve të mia. Rezultati i ndeshjes vlen, por më shumë vlen për krijimin e bazave për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë. Unë jam një italian i shqiptarizuar, ndaj kjo më kënaq më shumë dhe dua që të vazhdoj dhe në ekipin kombëtar në mënyrë të tillë, pra me fitore dhe ecje përpara” tha Biasi

2 komente në “De Biasi: Jam italian i shqiptarizuar”

  1. kulla bjeshkve says:

    Edhe une mund te afganizohem dhe te ndihem krenar per kete indentitet te ri kombetar,nqs me japin pare me thase dhe me krijojne nje jetes konforte ne Afganistan,ashtu si po marrin te huajt qe punojne ne Shqiperi,ku perfshihet edhe tranieri i kombeteres shqiptare.Greku ka nje shpreheje,,,xhepi mu,patrilla mu,dmth ku me mbushet xhepi aty eshte atdheu ime.

    1. Doni ALBO says:

      Kjo thenia e grekut a i drejtohet ketyre kurvave grekofile se thenie me te mire per keta 300-shat nuk paska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje