Nëse e gjithë bota pret të shohë Neimar me fanellën e Barcelonës, personi të cilit i atribuohet gjithë bukuria e lojës së katalanasve, Johan Krujf, mendon se braziliani nuk është i nevojshëm për ish-skuadrën e tij.
Ai ka bërë të qartë se po të ishte në vendin e drejtuesve katalanas, nuk do ta blinte sulmuesin që pretendohet se është në nivelet e Mesi dhe Kristiano Ronaldo edhe pse nuk ka luajtur asnjëherë në një kampionat tjetër përveç atij brazilian.
“Barça nuk ka nevojë për Neimar, pasi nëse sheh sasinë e pabesueshme të golave që po shënon, e kupton që kjo skuadër nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë në repartin e avancuar”, ishte komenti i ish-trajnerit të Barçës, i cili përgëzoi Vilanovën për zgjedhjen e duhur në merkato me blerjen e Aleks Song.
“Fakti që Vilanova mori Song, do të thotë se arriti të parashikonte një deficit të mundshëm në këtë pozicion”, tha ai duke iu referuar faktit se lojtari kamerunas luan edhe në qendër të mesfushës, por edhe në qendër të mbrojtjes, reparte që kanë patur probleme të vazhdueshme me dëmtimet.
Në fund, ai ka lëshuar edhe një pohim të çuditshëm për të gjithë ata që mendojnë se marrëdhënia e tij me Barcelonën është e shkëlqyer. “Marrëdhënia ime me Barcelonën është 0. Nuk di të them nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe, por kjo është e vërteta”, tha Krujf, duke konfirmuar në këtë mënyrë se drejtuesit aktualë as nuk e përfillin ish-futbollistin e famshëm holandez që u ka ndërtuar të gjithë sistemin zinxhir të akademisë në klub gjatë viteve të drejtimit të tij si trajner.
barca ka nga te gjitha speciet e ralla te majmuneve te botes,le te mare dhe kete majmunin e vogel brazilian e te kompletohet.sa pe krujfin dihet perfundimi i mosmirenjojes catalunase;je nje limon i shtrydhur siniore johan krujf.ti e ngrite kete ekip atje ku eshte sot por catalunasit nuk duan baben e vet jo me ty,jane rac muter e bastard kie mir me messin dhe cdo gje regullohet nuk e shikon si i lepien te gjith mesit bile dhe ata qe mbahen gjasme si elit e barces ngelen duke u lepir bile hodhen si pa gje te keqe david villen ne kosh te plerave vetem se nuk pasonte te messi.
partia komuniste,ne gjithshka qe ke shkruar ne komentin tuaj jam dakort,pervec david villes,vetem ai qe nuk e pelqen ose eshte xheloz per mesin….pa u futur ne detaje te hollsishme atij mire ti behet se barcelona funksionon si grup e messi eshte si qershia mbi torte..nderime dhe respekte my friend:)