Barcelona në histori, me 11 lojtarë nga Akademia në fushë

26 Nëntor 2012, 13:23Sport TEMA

Barcelona ka çuar në 11 pikë diferencën me Real Madrid në renditjen e kampionatit, duke treguar një provë force me fitoren 4-0 ndaj Levantes. Suksesi i katalanasve është shumë më domethënës, pasi në fushë kanë rreshtuar si titullarë për herë të parë në historinë e tyre 11 lojtarë që kanë dalë nga “La Masia”, akademia e famshme e tyre që prodhon talente të panumërt.

Në një ndeshje të dominuar nga ekipi katalanas, gjithçka është vendosur në fillimin e pjesës së dytë, kur brenda më pak se 20 minutash janë shënuar të katër golat. Andres Iniesta ka qenë i shkëlqyer me pasimet për dy golat e  Mesit dhe golin e Fabregas, ndërsa ka gjetur edhe vetë rrugën e rrjetës.

Ndërkohë, Mesi me dygolëshin e tij të radhës, ka çuar në 82 shifrën e golave të shënuar në vitin kalendarik 2012, vetëm 3 larg rekordit të Gerd Myler që duket se nuk do të vonojë të thyhet përballë talentit argjentinas.

Atletiko Madrid vazhdon të mbetet ndjekësi më i afërt i katalanasve, edhe pse drejtuesit e kësaj skuadra insistojnë se nuk luftojnë për titull por vetëm të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Këtë radhë, skuadra e Simeones ka shkatërruar Valencian me rezultatin 4-0, duke bërë të qartë se dëshiron të fitojë të ashtuquajturin “La Liga tjetër”, për t’u renditur në vendin e tretë pas Barcelonës e Real Madrid, ndonëse këta të fundit aktualisht janë poshtë tyre në renditje./lajmeshqip

8 komente në “Barcelona në histori, me 11 lojtarë nga Akademia në fushë”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Megjithese kam qene qysh ne kohet e hershme tifoz me Gjermanine dhe me Bajernin, ku ka luajtur dhe Gert Myler, perseri dua qe Mesi ta realizoje endren e tij si galashenuesi me i suksesshem.
    Eshte lojtari me brilant dhe me i thjeshte qe ka patur bota deri tani dhe meriton respektin me te madh.

  2. dymi says:

    Ladi jam na keete nick name

    1. DinPaku says:

      O Dymi, a je Nicku apo jam i gabuar, se une po mundohem shume per te te kontacktuar dhe s’po ja dale dot.

  3. Une says:

    Hellooooo tema atletiko mundi sevilla jo valencian cohuni boll fjetet shkruajini lajmet sic jane jo per gjumesh

  4. TOTILA says:

    Une nuk kam kembengulur kot tek ekipet zinxhir ,sepse ata jane mesuar bashke qe femije ,jane me shume se shoke ,nuk kane xhelozi , e njohin shume mire njeri tjetrin , i qendrojne besnik ekipit , nuk e tradhetojne dhe japin shpirtin ne fushe. Ky eshte cesi i suksesit.

    1. [email protected] te drejte GRUSHT BASHKUAR RETHE PARTIS.ose GJITHCKA ME FORCAT TONA,PRODHUAM PER HERE TE PARE BUKEN NE VEND.BARCA SHKEMBE GRANITI NE BRIGJET E MESDHEUT.

  5. baba says:

    totilla si gjithmon shum i saket bravo

  6. Balli Kumbtar says:

    Me mire grusht bashkuar se dore e trup e dinjitet te shtrire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje