Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit është vendosur nga goli i Robinjos me penallti në minutën e 31-të të kësaj sfide, por pamjet televizive kanë treguar se kjo penallti nuk ekzistonte dhe se Isla nuk kishte prekur topin me dorë në atë moment.
Një fakt të tillë e ka pranuar me shumë sportivitet edhe trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri pas kësaj ndeshje ku ka vlerësuar provën që ka dhënë skuadra ndaj kampionëve të Italisë.
“Mendoj se skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer ndaj Juventusit, një ekipi që po bën gjëra të jashtëzakonshme. Fakti që i kemi lejuar vetëm një rast kundërshtarit tregon shumë për cilësinë e shfaqur nga ekipi ynë. Penalltia? Nga fusha dukej si penallti, nga pamjet televizive nuk është kështu”, pranoi trajneri i kuqezinjve.
Nga ana tjetër, zëvendësi i Antonio Konte, Anxhelo Alesio, e ka komentuar me ironi këtë episod të ndeshjes duke u kujtuar të gjithëve se polemikat me të cilat përballet Juventusi çdo javë nuk janë të drejta.
“Nuk guxoj të imagjinoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të jepej një penallti e tillë në favorin tonë”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes, mendim i ndarë edhe nga drejtori sportiv i juventinëve, Bepe Marota.
“Nga kjo ndeshje mund të nxjerrim disa koncepte të rëndësishme, sidomos faktin se në fund të vitit kompensohen favoret dhe dëmet. Kjo ishte një ndeshje për 0-0, po të mos ishte kjo penallti, për të cilën pamjet televizive tregojnë se nuk ekzistonte”.
bravo alegri e pranon kurse kur jan ne favor te rubentusit ata nuk thon gje fare…
Jam juventin. Bravo ALEGRI ,U TREGOVE XHENTIL. Pamvaresisht kesaj t’a gezosh fitoren!
O totila boll te keqen me kete juventusin , ti je milanist o miku yne e mos e fshih se nuk eshte turp. Ja une per vete e them jam tifoz i italianeve.
Persh.Totila a u merzitet pak per Juven?Ta leme menjane penalltin ishte apo sishte,per mua nuk ishte,por Juves dje i kishin vajtur breket ne fund te kembeve pa filluar ndeshja,Juvja mund te jete sot ekipi qe luan me mire ne Itali por eshte larg ekipeve te tj.evropiane dhe pse fitoi me Celesin nuk eshte se beri ndonje loje te vecante per te fituar 3-0 ky rezultat erdhi sipas nje loje sh.te dobet te Celesit,nuk po them se nuk do te fitonte por per forcen qe ka Juvja rez.1-0 do te ishte sh.i pranueshem se rez.3-0 ky eshte nje rez.genjeshtar.e them kete duke pare me vemendje ndeshjen dje,Juvja nuk ka akoma ekip per te luajtur 3 ndeshje ne jave dha maksimumin e ne ndesh.kunder Celesit dhe tregoi nje pergatitje sh.te dobet taktiko-fizike kunder Milanit.Ne fund a e pe dje gjigantin e ulur ne stolat vip te San Siros?Kam dhe dicka tjeter 25 vjet perpara ka shenuar 4 gola kunder Goteborgut nje me rafishat,jam i sigurt qe e ke pare dhe e di qe po flas per Marko van Basten, degjova dhe intervisten e tij ne San Siro,e di cf tha,arbitri padrejtesisht me anulloi nje gol te rregullt dhe une 25 vjet perpara do te kisha shenuar 5 gola. Ah ah ah,ciao
“AJAX” !Pashe vetem 20 ‘ loje nga fundi . Juventusi per ne ITALI BRENDA ka qene ,eshte dhe do te jete MBRET. 2-JUVENTUSI , i ka dhene ITALISE per 4 here qe ka dale kampion bote plot 24 lojtare si asnje ekip tjeter ne bote,ne formacionin baze ,dhe keto KUPA BOTE I ka fituar JUVJA te pakten ne 1982 dhe 2006 ,por kam lexuar dhe ne 1934.Pikerisht ne keto vite JUVENTUSI ka dale kampion kombetar ne se do te shprehem keshtu. Por JUVJA e tanishme eshte shume-shume larg te qenit JUVENTUSI i DIKURSHEM. Ka vetem 2 yje : BUFON dhe PIRLO .Por JUVJA E KA TE NJEJTE SHPIRTIN dhe karizmen. E thashe pamvaresisht PENALLTISE IN EGZISTENTE MILANI e neritoi fitoren .Pastaj nuk i dihet se cfare luhet pas KUINTAVE. Une e vleresoj YLLIN tend qe ishte ne SAN -SIRO ,por nuk mund te HIPOTETIKOJ qe cfare do te ishte sikur,sikur ai te luante .AI LUAJTI DERI NE moshen 28 vjecare ,por eshte nje YLL i PERENDUAR dhe i ZVETENUAR. Krahasimi me “PLESHTIN”? KURRE ai nuk ka bere asgje krahasuar me te qofte nga fama e MESSIT ,NGA NUMRI I GOLAVE TE SHENUAR ,NGA INTELIGJIENCA ,VIRTUOZITETI, SHPEJTESIA ,BEFASIA , COLORITETI i GOLAVE te MESSIT qe po THYEN TE GJITHA REKORDET. Une e respektoj “YLLIN ” TEND po aq sa respektoj GULIT apo RAJKARD. Me GOTEBORGUN ?! Dhe FLAMURTARI i VLORES i mori barazim ne vlore ,ne mos gaboj dhe kur GOTEBORGU kishte ne gjiun e vet portierin me te mire te historise se SUEDISE . FUTBOLISTEVE HOLLANDEZE u mungon shpirti ,une nuk e njoh karakterin e HOLLANDEZEVE POR JANE SHUME -SHUME LARG SHIRTIT GJERMAN dhe atij ITALIAN . Na ler tani te shijojme MAGJIKUN MESSI. Jam i sigurte qe ne se ai luan 2 ndeshje deri ne daten 5 dhjetor do te kete shenuar 86 GOLA !!!??
Me fal 20 vjet perpara.