Barcelona drejt kampionatit francez!?

25 Nëntor 2012, 15:48Sport TEMA

Barcelona ka të drejtën të zgjedhë mes kampionatit spanjoll dhe atij francez, nëse krahina e Katalunjas voton në favor të pavarësisë nga Spanja. Kjo deklaratë e bujshme është bërë nga kryebashkiaku i Barcelonës, Ksavier Trias, i cili ka treguar se kjo hipotezë është mëse reale.

Partia e Ndarjes dhe Unionit pritet të sigurojë maxhorancën në zgjedhjet e sotme në këtë krahinë dhe më pas do të propozojë referendumin për pavarësi nga Spanja.

“Krahina e Katalunjas nuk ka mundësinë për një kampionat konkurrues. Do të kishim shumë pak skuadra dhe Barcelona do të detyrohej t’i bashkohej një kampionati tjetër. Ai kampionat mund të jetë ai spanjoll apo ai francez”, deklaroi Trias.

Skuadra shihet shpesh si simboli politik i kësaj krahine, gjë të cilën e pranon edhe vetë kryebashkiaku.

“Shumë vite më parë, ky klub ishte një pikë reference për të gjithë ne, pak a shumë si ekipi kombëtar i Katalunjës. Ata luajnë mirë dhe gjithashtu kanë një stil të tyrin në mënyrën se si arrijnë rezultatet. Kjo na bën ne krenarë”, tha Trias.

1 komente në “Barcelona drejt kampionatit francez!?”

  1. raimondi says:

    Barcelona te jete ekip kombetar i mund te gjithe _-Barcelona te bashkohet me ne..lool

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje