Van Nistelroi: Ferguson kishte të drejtë që më largoi

24 Nëntor 2012, 12:52Sport TEMA

Rud Van Nistelroi beson se largimi i tij “brutal” nga radhët e Mançester Junajtid është në vetvete arsyeja pse Aleks Ferguson ka kaq shumë vite në elitën e futbollit botëror.

Holandezi shënoi 150 gola në 5 sezone me këtë skuadër, duke filluar nga vitit 2001. Rekordi i tij e ka vënë mes legjendave të klubit dhe as Kristiano Ronaldo nuk arriti të barazonte shifrën e 44 golave të shënuar në sezonin 2002-2003 nga holandezi. Por as kjo nuk e shpëtoi Van Nistelroin nga largimi në vitin 2006, kur Ferguson filloi të mendonte se ai e kishte përmbushur misionin e tij.

“Kur ai ndërton skuadra të reja, ai bën gjëra të tilla”, tregoi Van Nistelroi që ishte i pranishëm në prezantimin e statujës së Ferguson para stadiumit “Old Traford”, hera e parë që holandezi kthehej në klub që pas largimit në vitin 2006.

“Por një gjë e tillë është meritë. Në mendjen e tij, klubi është gjëja më e rëndësishme. Kjo është ajo që ka thënë gjithmonë, kjo është fjalia që përsërit më shumë”.

“Ajo që bëri Ferguson ishte e drejtë. Nuk është se e kisha të vështirë ta pranoja vendimin. Shkova në Madrid dhe kalova atje 4 sezone të shkëlqyer. Ndërsa ai bëri që klubi të ecte edhe më shumë para. kjo është arsyeja pse jam sot këtu, për të respektuar një trajner dhe shansin që më dha në karrierë në 5 vitet e mrekullueshme që kalova te Mançester Junajtid. Ai është një person që merr maksimumin nga njerëzit, e bëri këtë gjë edhe me mua”, u shpreh holandezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje