Lamtumira e Aleksandre Pato nga Milani duket gjithnjë e më e sigurt, me talentin brazilian që tashmë është shkarkuar edhe nga vetë “vjehrri”, Silvio Berluskoni, i cili i ka hapur dyert një largimi të tij të mundshëm, duke e cilësuar një problem.
Dihet marrëdhënia sentimentale e futbollistit me vajzën e presidentit të klubit dhe që pikërisht kjo lidhje ka qenë arsyeja pse Berluskoni insistoi që ai të mos shitej një vit më parë te PSZH. Por edhe numri 1 i kuqezinjve është mërzitur me dëmtimet e njëpasnjëshme të brazilianit që nuk arrin të shfaqet në formën më të mirë.
“Pato është një problem. Shpresojmë që të shërohet realisht. Ky është një problem pasi ishte lojtari me të ardhmen më të madhe që kishte Milani. Ndaj është e nevojshme të vendoset se çfarë do të bëhet që tani, pasi nuk mund të lejohet një ulje e vlerës së pasurisë së klubit. Incidente të tilla për një djalosh 22-23 vjeçar nuk janë normale”, tha ai duke iu referuar dëmtimeve të njëpasnjëshme të dy sezoneve të fundit për futbollistin brazilian.
Më pas, presidenti i kuqezinjve ka lavdëruar Stefan El Sharauin, zbulimin e këtij sezoni për Milanin, pasi me golat e tij ka zëvendësuar denjësisht Zlatan Ibrahimoviç.
“Në fushë sigurisht që ndjej mungesën e Ibrahimoviç, por ishte një kursim prej 160 milion eurosh në tre sezone. Tani kemi El Sharauin, i cili është rruga e duhur që duhet të ndjekim, ajo e të rinjve”, tha Berluskoni, një batutë që bëri të qartë se Pato nuk ishte më sulmuesi i preferuar i kuqezinjve, siç e kishte etiketuar vetë një vit më parë.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit tani do të synojnë t’ia shesin lojtarin PSZH, duke synuar të marrin nga francezët argjentinasin Pastore.
Me sa klase shkolle jane gazetaret te Tema, se shqipe me te bastarduar nuk kam lezuar ndonjehere!!
Drejteshkrimi mesohet deri ne klasen e katert fillore.
O te dy,(Barbaren dhe Milan-in) o asgje. Siç duket Pato-s nuk i punon mire dhe “kemba” e mezit dhe baba Silvio me miratimin e te bijes i ka thene atij “marsh”.
nje fjale e urte popullore sairpethqe thote se ku ka tym ka edhe zjarr.le te presim. megjithese jemi lodhur duke pritur.