Gjyqtari italian Xhanluka Roki është kthyer në armikun publik të tifozëve të Real Madrid, pasi ata mendojnë se italiani ka gjykuar në mënyrë krejtësisht të njëanshme takimin kundër Mançester Sitit.
Një prej tyre ka menduar të bëjë një shaka të kripur me biografinë e tij që gjendet e postuar në faqen e Wikipedias, duke u hakmarrë në mënyrë shumë origjinale ndaj gjyqtarit që akuzohet jo vetëm për penalltinë e dyshimtë të dhënë në favor të anglezëve, por edhe për 5 minutat që shtoi në fund të ndeshjes, kur Mançester Siti kërkonte golin e fitores.
“Vdiq pak ditë pasi gjykoi ndeshjen Mançester Siti-Real Madrid. E vrau një tifoz i paidentifikuar i gjykimit të drejtë”, është komenti i vendosur në biografinë e Rokit gjatë ditës së sotme, e cila u ndryshua vetëm pasi bëri xhiron e internetit.