Tërmet tek Çelsi, shkarkohet Di Mateo. Gati emërimi i Benitez

21 Nëntor 2012, 11:38Sport TEMA

Humbja e rëndë me Juventusin, e cila praktikisht do të thotë eleminimin e Çelsit nga Liga e Kampioneve, i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit Roberto Di Mateo. Ai është shkarkuar mëngjesin e sotëm nga klubi anglez, ndërsa më shumë mundës, në vend të italianit pritet që të emërohet Rafa Benitez.

Di Mateo erdhi si zëvendësues i Vijas Boas vitin e kaluar tek Çelsi dhe arriti të ngrejë këtë ekip në majën e europës, duke fituar Ligën e Kampioneve, kur askush nuk e besonte këtë gjë, pasi tek Çelsi ishte duke përfunduar një cikël.

Vendimi për shkarkimin e Di Mateos është marrë edhe për faktin e paraqitjeve të dobëta javët e fundit në kampionat, çka ka shkaktuar edhe debate të ashpra mes tij dhe lojtarëve.

2 komente në “Tërmet tek Çelsi, shkarkohet Di Mateo. Gati emërimi i Benitez”

  1. TOTILA says:

    palacua gjakftohte DI MATEO U PERZU me ne fund ,por dhe ky qe ka ardhur nuk eshte gje .Ky per mua eshte tip MENDJELLIU.

    1. SG says:

      Nese do e kish fituar me merite Championsin, nuk e lunte kush.
      Po meqe u bo me pazar nga Abramovic …
      Kete e zu haku i Bayern. Prit se ka edhe ma.
      Forca bayern, Champions asht i yti ket vit
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje