Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, hetuesi i UEFA-s, Rudolf Shtiner, një nga emrat më të njohur të luftës kundër manipulimeve të rezultateve në futboll, ka treguar se shembulli konkret i manipulimit të një ndeshje është ajo që ka ndodhur në vitin 2009 në ndeshjen mes Rapidit të Vjenës dhe Vllaznisë, e vlefshme për Kupën UEFA, e përfunduar me rezultatin 5-0 për skuadrën austriake.
“Aty më erdhi një informacion nga një palë e tretë, që në atë ndeshje duhet të ndodhë diçka. Dhe më pas për këtë fakt më kontaktoi një pronar shqiptar i kompanive të basteve. A ndihej ai viktimë e basteve? Po, ai duhet t’i paguante. Ai më dha disa hollësi të tjera dhe më pas u mora seriozisht me atë ndeshje. Njëkohësisht u bënë të ditura edhe rezultatet e Bohumit, ku një prej aktorëve të përfshirë në këtë aferë pranoi se ai ishte në pritje të një shenje. Dhe, sipas analizave të mia, ajo përputhet me shishen e ujit, e cila në fillim si zakonisht u la në anë të portës me grykë të kthyer nga pjesa e jashtme e rrjetës së portës dhe pas minutës së 60-të, u zhvendos në mes të portës. Dy minuta më vonë fillon aktrimi: Portieri hidhet në krah, mbrojtësit çorientohen dhe dalëngadalë pësojnë 4 gola. Nuk e kisha parë ndonjëherë këtë lloj skeme. Kisha hasur që trukuesit vërenin koeficientet dhe më pas reagonin, nëse ato uleshin”, ka shpjeguar Shtiner.
Në fakt, ndeshja në fjalë është përfshirë në një raport të UEFA-s, e ka cila ka nisur asokohe zyrtarisht hetimet për këtë takim duke aluduar për shitje të ndeshjes, por pa dhënë detaje të tjera të hollësishme dhe me kalimin e viteve, ajo u la në harresë. Bashkë me ndeshjen e Vllaznisë, përfundoi në hetim edhe ndeshja që luajti Tirana po në Kupën UEFA.
Ky nuk është rasti i parë kur një ndeshje e skuadrave shqiptare në Kupat e Evropës merret si shembull konkret i manipulimit të rezultatit. Disa vite më parë, gazeta “Der Spiegel”, botoi një raport të Interpolit, ku figuronte që ndeshja që jepej si shembull në të gjitha shtetet për mënyrën se si operonin kompanitë e basteve ishte ajo mes ekipit shqiptar të Besës dhe ekipit serb të Bezhanija. /lajmeshqip
Keta duhet te hetojne edhe ndeshjen midis Shqiperise dhe Bosnjes, kur ishte trajner kroati Kuzhe,
se ai trajner ka shitur ndeshjen tek boshnjaket
He mor Armando Duka patrioti.Kush eshte tradhetar e i ben dem shqiptarise,Xhaka apo FSHF-ja jote e mbytur ne korrupsion? Legen burre.