Kapelo: Juve bën ligjin në Serinë A

20 Nëntor 2012, 13:41Sport TEMA

Fabio Kapelo mendon se Juventusi aktualisht nuk ka rivalë në luftën për titullin kampion në Itali dhe se e ka të lehët në një periudhë ku nuk ka ekipe të forta që i vihen kundër.

“Më parë ekzistonin Lacio e Kranjotit dhe Parma e Tanzit, pa harruar Milan e Inter. Por sot, në Itali, Juventusi mund të bëjë atë që i do qejfi. Mbrojtja me tre lojtarë që ka kthyer kjo skuadër është gjëja më e keqe e futbollit, na ka kthyer 20 vite prapa, pasi në të vërtetë është mbrojtje me 5 lojtarë”, shpjegoi ai, duke komentuar më pas ndeshjen që bardhezinjtë kanë sot kundër Çelsit.

“Juventusi duhet të luajë me inteligjencë, pasi tre mesfushorët e Çelsit janë shumë të rrezikshëm. Mendoj se do të jetë një ndeshje me një interpretim taktik të veçantë. Torres? Nëse do të ishte në ditë të mirë do të ishte shqetësim. Nuk e di se çfarë i ka ndodhur, por pas Liverpulit ka humbur shpejtësinë që kishte”.

Kapeli, trajneri aktual i Rusisë, nuk kursen kritikat ndaj futbollit italian në përgjithësi. “Kemi shumë mëkate për të larë, duke filluar nga ultrasit, të cilëve u lejojmë gjithçka, për të vazhduar me gjyqtarët që janë më të vështirët pasi vërshëllejnë më shumë se në të gjithë Evropën. Pastaj janë polemikat e vazhdueshme që mërzitin njerëzit dhe i largojnë nga futbolli. E fundit, po jo më pak e rëndësishme, janë stadiumet e vjetra, me probleme sigurie. Nuk kuptoj pse flamujt dhe fishekzjarrët lejohen ende në impiante”, tha ai.

Nuk mund të mungonte një koment për debatin e ringjallur mes Juventusit dhe Interit rreth titujve kampion të hequr gjatë Calciopoli, për periudhën kur pikërisht Kapelo drejtonte bardhezinjtë.

“Kam ende medaljet dhe i cilësoj të fituara. Ishim skuadër shumë më superiore se të tjerët dhe i vetmi pishman është që nuk bëmë më shumë në Ligën e Kampioneve. Kishim një skuadër me cilësi, pa të cilën nuk arrihen rezultate”, tha ai për ekipin që udhëhoqi drejt titujve kampion në vitit 2005 dhe 2006./lajmeshqip

2 komente në “Kapelo: Juve bën ligjin në Serinë A”

  1. TOTILA says:

    Pse kush do jete INTERI ,EKIPI ME I DEGJENERUAR NE HISTORINE E FUTBOLLIT ITALIAN .Nuk flas nga mllefi qe ata rrahen JUVEN .Bravo u qofte ! Ajo fitore u dhurua atyre nga JUVJA .

  2. Epirioti II says:

    Per Torres, ashtu si Gerrard,Ronaldo Brazilit me pare, demtimi i shpeshte ne te njejtin muskul te ben qe te kalosh nga operacione te vogla, ne me te thella qe ta sistemosh muskulin mire. Kjo ne shume raste paguhet me humbje shpejtesie dhe force.

    Sprinti i Torres dhe silurat ne hyrje te zones te Gerrard kane 2 vjet qe kane vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje