Lorik Cana: Na duhet një kombëtare me shqiptarët e Ballkanit

20 Nëntor 2012, 11:55Sport TEMA

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë për “Presheva Jonë” shprehet se planet janë që në të ardhmen të krijohet një kombëtare e fortë me shqiptarët e Ballkanit.

“Kjo mund të ndodhë pse jo, kur i kemi futbollistët. Tani nevojitet vetëm një bashkim, organizim i mirëfilltë dhe gjetja e rrugëve se si duhet ta realizojmë këtë dëshirë, iniciativë projekt madhështor me karakter kombëtar. Por si fillim ne duhet të jemi të qartë para opinionit se çfarë duam, kë dhe si duam ta përfaqësojmë. Unë gjithnjë kam qenë i mendimit se kombëtarja e çdo shqiptari, pavarësisht se ku është lindur apo ku është rritur dhe ku vepron sot, është vetëm kombëtarja shqiptare, pavarësisht se politika nganjëherë përpiqet të na çorientojë synimet tona, por politikat shkojnë e vijnë…, sporti, futbolli mbetet. Ne këtë mund dhe do ta arrijmë. Pas vendimit të ardhshëm të FIFA-s në mesin e dhjetorit, që do të jetë hapi i parë, më pas ndoshta Kosova do të mund të marrë lojtarët kosovarë që luajnë me kombëtaret e vendeve të tjera. Shpresoj që në një të ardhme jo të largët ne do të kemi në hapësirat tona vetëm një kombëtare, një përfaqësim të futbollit shqiptar në Ballkan me një flamur”, shprehet Cana.

Ai është shprehur se integrimi në UEFA apo FIFA i Kosovës nuk lidhet me nivelin e futbollistëve kosovarë pasi ata kanë dëshmuar mjaft sukses, por problemi qëndron tek politika. Megjithatë ai është optimist se Kosova më 14 dhjetor do të jetë pjesë e FIFA-s.

12 komente në “Lorik Cana: Na duhet një kombëtare me shqiptarët e Ballkanit”

  1. lionelmesi says:

    O Lorik permirsohu si futbollist se po te perendon ylli. Ne mesfush nuk ke ma fuqi me lujt. Ne mbrojtje lun ashper me kompensu te tjerat. Po ngel rezerv edhe tek Lacio.

    Ose leje fare futbollin dhe merru me politik dhe kombtaren e ballkanit

    1. tani says:

      Ti po qe i dhe Lorikut pergjigje ashtu si duhet.
      Si duket duhet ti kesh punet te gjitha ne tererzi per veten tate.

      1. raimondi says:

        Lorik Cana gjithe Shqiperia te do ty _-Edhe pleqte ne Shqiperi flasin me admirim per ty

        Ne Vlore thoshte nje burre i moshuar qe :..Atij Lorikut ti puthesh kemben, se eshte djale flori _Me patriot se ai nuk ka ..”

        Ndaj Lorik as mos i mer parasysh aspak keta qe flasin keq ketu, s ene Shqiperi te gjithe flasin shkelqyer per ty

        Edhe si sportist qendron shume me larte se ata lojtaret e tjere qe ne kemi ne komebtare –Ata jane lojtare kot fare, para teje

        Te uroj suskese kudo qe te jesh !

        p.s. Edhe kur te lesh futbollin merru me politike, se njerez si ty na duhen ne politike
        Te behesh President i Kosoves, dhe pastaj te besh Bashkimin Shqiperi-Kosove,
        se ti je figura me e dashur per Gjithe shqiptaret kudo qe banojne

    2. albaniafirst says:

      Lorikut i vijne anesh ca qe vetequhen shqiptare. Si futbollist ai ka arritur me teper se cdo shqiptar tjeter. Mosha dhe demtimet bejne te veten, por kjo s’ka shume rendesi. Loriku mbetet nje shqiptar me zemer te madhe, nje atdhetar qe duhet marre shembull nga te gjithe dhe jo vetem nga futbollistet.

    3. Beni USA says:

      BRAVO LORIK!
      PER PATRIOTIZEM MERR NOTEN 10, SI SHPIRT GARE NOTEN 10, SI LOJTAR NOTEN 8
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html

  2. Nje pyetje... says:

    Po Britania e Madhe pse ka 4 kombetare??? Pse gjermanet kane 5 kombetare me gjermane? Apo vetem sllavet e ish-Jugosllavise kane 6 kombetare…..

    1. kuq e zi says:

      sepse britaniket bejne 60 milione ne mos gaboj kure te gjithe shqiptaret e ballkanit 6 milione pse nuk merr si shembull pirro dhimen qe perfaqeoi greqine dhe sot eshte deputet i parlamentit grek kurse nuri seferit i mohohet shtetesia shqiptare???? politika jone cdo nisme e konsideron te demshe nqsseshte ajo ideatorja

  3. Albania for life says:

    Ah mer cuna si s’keni pak patriotizem. Vetem komente te kota shkruani, jo Cana keshtu jo ashtu. Atij bravo i lumte goja per ato qe thote se ne te gjithe jemi shqiptare dhe kemi 1 komb er per pasoje, duhet te kemi nje kombetare. Dhe lerini ato anglezet e gjermanet po shifni vendin tuaj se ne jemi ndryshe nga ata.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Lorik je njeshi dhe ke respektin shqiptar, mendim i shkelqyer te bejme nje kombetare qe te triumfojme ne arenen boterore, eshte nje ide qe duhet te perkrahet nga te gjithe, se me nje kombetare te forte, tregojme se shqiptaret jane ketu ne mesin e Europes.

  5. Permetari says:

    Me ty Lorik kjo eshte ide patriotike..dhe me efekte perfasuese ne Europe dhe bote..ate qe se ben dote politika. Kombit tone nuk i mungone talentet ne futboll.

  6. Taulant says:

    Edhe per Canen do ta gjen I nje bisht?Le qe dhe Mesi po te fliste keshtu,ju njesoj do flisnit.

  7. Argita_B says:

    Sikur politikane tane te kishin vetem 10% te patriotizmit te Canes, Shqiperia nuk do ishte sot ku eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje