Interi nuk ka arritur të përfitojë nga hapi i gabuar i Juventusit dhe ka barazuar në ndeshjen e javës së 13-të kundër Kaljarit, në një ndeshje shumë të luftuar, por të përfunduar mes polemikave.
Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me anë të Palacio, por më pas është Kaljari që krijon rastet me të mira, duke detyruar dy herë Handanoviç të bëjë mrekullinë ndaj gjuajtjeve të Astori e Nene. Por gardiani i zikaltërve nuk mund të bëjë asgjë ndaj Sau që shënon nga një gol në secilën pjesë, duke kaluar në avantazh 2-1 skuadrën e tij. Megjithatë, 8 minuta para fundit vjen goli i barazimit 2-2, nga një autogol i Astori. Takimi mbyllet mes polemikave, pasi Interit i mohohet një penallti e dukshme në favor të Ranokias në fundin e ndeshjes, duke sjellë reagimin e ashpër të trajnerit Stramaçioni që ndëshkohet edhe me karton të kuq.
Kjo ngjarje ka irrituar mjaft klubin zikaltër, që ka vendosur heshtjen për shtyp, duke bojkotuar plotësisht sallat e konferencave në shenjë proteste ndaj gjykimit të kësaj ndeshje.
Një skuadër që ka bërë hapa të rëndësishëm para është Fiorentina, e cila me fitoren e pastër 4-1 ndaj Atalantës, është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në renditje, me pikë të barabarta me Napolin që mban vendin e tretë. Ekipi i Montelës, nga java në javë po tregon realisht se mund të konkurrojë si i barabartë me skuadrat më të forta në Itali dhe se pretendon për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
Le t’ja kerkojne Militos perse humbi kater raste goli te pastra fare,pastaj le te kapen me arbitrat siç e kane zakon.
Per imterin aplikohet mje rregullore tjeter,ah sikur te arbitrohej keshtu per juven cfare polemika do kishim dhe ne cfare pozicioni ne renditje do ishte?
Ah mo ju interistet si viktima jeni
thuaj shyqyr qe beri aotugol Astori se do ishim plus 5 tani
Ju juventinat duhet te jeni te fundit qe duhet te flisni, sipas jush me qe nuk beri milito gol me porte bosh apo u be autogol duhej qe mos te jepej dhe penallita dhe te jepej goli me dore i Cagliarit ?
Jo more kok bosh jo, jepi cezarit ate qe eshte e cezarit, e mos u fshini pas gishtit, Inter po penalizohet nga arbitrat, nese federata italiane ka vendosur ti bej 30 kampionate juves me te gjitha menyrat kjo eshte e pa pranueshme per ne, 30 ti bej ne fush e jo me arbitra.
keto pislleqe po behen aq hapur tani sa dhe nje kalama e kupton se kush po favorizohet, juventus po favorizohet ne cdo ndeshje dhe te gjithe pretendentet e tjere po penalizohen me “gabime” arbitrash.
ekip deshtak cfare pret ,gjithmone akuzojne albitrat.
Ku ishin keta intertristat kur fitoi interi me Sampdorian me nje penallti qe nuk ishte dhe nje gol pozicion jashte loje. Po kur i anulluan golin Milanit, apo iu larguan Juves bejne si qen tani. po kur ben dhe ai dhembeviti1800 Morati si i drejte.