Roma ndërron mendje: De Rosi nuk shitet

17 Nëntor 2012, 12:09Sport TEMA

Pak kohë pasi kishte deklaruar se ishte gati të dëgjonte oferta për Daniele De Rosin, drejtori i përgjithshëm i Romës, Franko Baldini, ka deklaruar se ka gabuar me fjalët e tij rreth mesfushorit.

“Nuk isha i kujdesshëm. Duke qenë një menaxher them se duhet të dëgjoj propozimet, por pastaj kam mundësinë të them jo ashtu siç ndodhi gjatë verës me ofertën e Mançester Sitit. Ne nuk kemi asnjë qëllim që të shesim De Rosin”, ishin fjalët e tij.

Më pas, ai ka folur edhe për faktin se ekipi nuk po ecën mirë dhe filozofia e Zeman nuk po duket ende te skuadra, që ka marrë po aq pikë sa siguroi një vit më parë spanjolli Luis Enrike.

“Që rezultatet janë zhgënjyese nuk mund të mohohet nga askush, mendonim se mund të kishim 7-8 pikë më shumë në këtë sezon, por arsyet për të cilat këto rezultate janë zhgënjyese janë të gjitha çështje mbi të cilat mund të punohet. Nuk ekziston ajo që quhet “mundësia e fundit” për Zeman, do të kthehemi me këtë trajner dhe këtë skuadër, të cilën e vlerësojmë si në lartësinë e duhur për këtë rrugëtim”, tha ai, duke bërë të qartë se çeku nuk rrezikon largimin në rast të një tjetër dështimi.

“Merkato? Nuk është se kemi harxhuar pak, por kemi bërë investime. Blerja e Lamela u quajt një çmenduri por në fakt ajo ishte një investim që tani po jep frytet. Çdo investim ka nevojë për kohë”, shpjegoi ai linjën e merkatos me blerjen e të rinjve./lajmeshqip

1 komente në “Roma ndërron mendje: De Rosi nuk shitet”

  1. Genti says:

    E verteta eshte se tani nuk ka ndonje bleres qe te paguaje 40 ose 50 mln euro per Daniele de Rossi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje