Suarez injoron kritikat: Vazhdoni më tallni po deshët

16 Nëntor 2012, 11:51Sport TEMA

Idhulli i ri i skuadrës së Liverpulit, Luis Suarez, është i lumtur që tifozët kundërshtarë e vërshëllejnë, pasi kjo e ndihmon më shumë që të motivohet gjatë një ndeshje.

Suarez është vërë objekt vërshëllimash në stadiumet angleze që nga momenti kur mori një dënim prej 8 ndeshjesh pezullim pas akuzave për racizëm ndaj Patris Evra, ndërsa më pas refuzoi t’i shtrëngonte dorën lojtarit francez. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai është etiketuar si simulues për rrëzimet e tij në fushë dhe është aktualisht një nga futbollistët më të diskutuar në Angli.

“Mendon se duhet të njohësh realisht një person para se ta kritikosh apo të flasësh publikisht për të”, tha Suarez në faqen e klubit. “Mendoj se shpesh, tifozët kundërshtarë janë më të interesuar për të vërshëllyer Luis Suarez për shkak të problemeve që ka, sesa për të mbështetur skuadrën e tyre në stadium”.

“Tifozët e Liverpulit janë shembulli perfekt dhe tregojnë gjithmonë si të ndihmojnë skuadrën duke mbështetur gjithmonë atë. Një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe tifozët e skuadrave të tjera dhe jo vetëm të mendojnë për atë që bën Suarez, pasi ajo që bëjnë në të vërtetë është vetëm të më motivojnë më shumë për të bërë më mirë”, tha lojtari.

Uruguaiani ka shënuar 32 gola në 68 ndeshje me Liverpulin që nga momenti kur iu bashkua kësaj skuadre në janarin e vitit 2011, ndërsa aktualisht kryeson përkrah Van Persit renditjen e golashënuesve të këtij kampionati, me 8 gola të shënuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje