Zlatan Ibrahimoviç ka qenë protagonisti absolut i miqësoreve të luajtura të mërkurën në darkë, pasi me katër golat e tij ka arritur të ndihmojë Suedinë për të marrë një sukses 4-2 ndaj Anglisë. Ndonëse miqtë kanë udhëhequr për pjesën më të madhe të ndeshjes falë golave të Uellbek dhe Kaulker, shtatlarti suedez ka shënuar 3 herë në 15 minutat e fundit të takimit, për të përmbysur rezultatin nga 1-2 në 4-2. Për më tepër, goli i tij i katërt, i shënuar me roveshatë nga 30 metra, mund të jetë një ndër golat më spektakolarë të vitit 2012.
Në takimet e tjera të skuadrave të mëdha, bie në sy fitorja e Francës në fushën e Italisë, ku Valbuena e Gomis kanë përmbysur avantazhin e El Sharauit. Ka përfunduar pa gola supersfida tjetër, ajo mes Holandës dhe Gjermanisë, ashtu si është mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshja mes Arabisë Sauditë dhe Argjentinës, surpriza e kësaj mbrëmje.
Golat shqiptarë të kësaj nate miqësoresh kanë qenë ato të Shaqirit në suksesin 2-1 të Zvicrës ndaj Tunizisë, të Përparim Hetemajt në fitoren 3-0 të Finlandës në Qipro dhe të Ibraimit në suksesin 3-2 të Maqedonisë ndaj Sllovenisë.
http://youtu.be/x8SpdBWEj6w
Ky eshte fituesi i Topit te Arte.
Vici eshte nje njeri me karakter te keq,sllav i shpifur! Eshte lojtar i mire,por deri ne nje stad te kufizuar!Jep rezultat kur te tjeret luajne per te.Nuk ka personalitet dhe kellqe te marre punen persiper,por te perfitoje nga puna e te tjereve! Dje ishte ne nje dite te mire dhe kaq!!!
A eshte e veshtire te gjesh se kujt i takon topi i arte?
Natyrisht i takon…………….MESIT!
super lojtar,po ta kishte ber messi kete gol gjith bota s’do pushonte sot.
eshte shume lojtar i mire dhe e ka treguar kudo qe ka luajtur,
Inagurimin e ketij stadiumi super modern me menyren me magjike, vetem nje person mund ta realizonte, dhe ai eshte Zlatan. Ajo ishte mbremja magjike e tij, qe detyroj 50 mije shikuesit ne stadium, lojtaret e te dy ekipeve, trajneret, gazetaret sportiv si dhe telekronistet e shumte te duartrokasin per minuta te tera kete lojtar te madh. Vet ecuria e karieres se tij sportve ne klubet me te medha europiane, duke filluar nga Malmö, Ajaks, Juve, Inter, Barca, Milan e PSG si dhe numri nje ne perfaqesuesen suedeze, vertetojne me se miri kete gje.
WOW…mbase tani do tju kujtohen fjalet e ARIGO SAKIT TEK PER TEK LOJTARET E BARCELONES SMATET ASNJE ME ZLLATANIN ATA JAN VETEM LLUSTRAXHINJT E KEPUCVE TE IBRAHIMOVICIT….flasim per aftesit individuale…