Xhani De Biasi ka vendosur t’i besojë të rinjve në ndeshjen kundër Kamerunit, duke shpresuar që të gjejë në këtë miqësore përgjigjet e duhura për ndryshimet në kombëtare para ndeshjes kundër Norvegjisë në mars.
Tekniku italian ka bërë edhe përzgjedhjen e tij për takimin e sotëm, me një skuadër me shumë të rinj, por që konfirmon gjithashtu se kombëtarja po pëson ndryshime të mëdha edhe mes atyre që cilësohen të paprekshëm në formacionin kuqezi.
Në portë mbetet titullar Etrit Berisha, që ka fituar vendin mes shtyllave në ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe me sa duket ka kthyer në një zëvendësues Samir Ujkanin, i cili në fillim të edicionit mendohej se ishte titullar i paprekshëm te kuqezinjtë.
Edhe në mbrojtje konfirmohet Andi Lila në krahun e djathtë, me Armend Dallkun që do ta fillojë takimin nga pankina, një sinjal i qartë ndaj mbrojtësit se tashmë duhet të luftojë për t’u rikthyer në formacionin e kombëtares ku ai është ndër “veteranët”. Në qendër të mbrojtjes konfirmohet dyshja Mavraj-Cana, ndërsa në të majtë do të aktivizohet Arapi i Skënderbeut, që ka fituar balotazhin me Kristi Vangjelin.
Mesfusha pëson një ndryshim shumë të rëndsëishëm për shkak të dëmtimit të Mehës, i cili ishte planifikuar të luante titullar. Tani do të jenë Bulku dhe Lilaj që do të formojnë dyshen e tërhequr të këtij reparti, me objektiv shkatërrimin e aksioneve të kundërshtarëve, ndërsa nga krahët veprojnë Vila e Roshi, të dy futbollistë që kanë aftësi edhe të dalin përpara dhe të krijojnë rrezikshmëri për portën kundërshtare.
Në sulm është e konfirmuar dyshja Çani-Sadiku, dy lojtarët e preferuar të trajnerit të kombëtares që tashmë duket qartë se janë titullarë të padiskutueshëm të kuqezinjtë. Aktivizimi i vazhdueshëm i tyre, lënia jashtë e Bogdanit e Salihit, si dhe mosgrumbullimi i “konkurrentëve” të tjerë si Kapllani e Sukaj, tregon qartë se trajneri italian sheh te këta lojtarë dyshen e tij ideale të repartit të avancuar mes të gjithë alternativave kuqezi dhe nuk ka ndër mend të ndryshojë. Gjithsesi, ndaj Kamerunit, pritet që t’i rezervohen disa minuta edhe sulmuesit tjetër, Bekim Balaj, ndërsa me interes do të shihet se ku do të pozicionohen Vajushi e Bakaj nëse luajnë si zëvendësues, pasi De Biasi i sheh ata më shumë si sulmues të tërhequr sesa si mesfushorë organizatorë të mirëfilltë.
Në ndeshjen e sotme në Gjenevë priten të jenë të pranishëm rreth 4 mijë spektatorë shqiptarë, të cilët do të mbështetin kuqezinjtë përballë një prej ekipeve më të mira të kontinentit afrikan./lajmeshqip
Sadiku njeriu golne kete ndeshje.Eshte ne forme dhe luan ne vendin e tij. Shikoni disa gola te tij dhe intervista:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/armando-sadiku-il-capocanoniere.html
MINUTA E 33 DHE KOMBETARJA PO ME PELQEN SHUME. VETEM GOLI U MUNGON ?