Konte: Më mungon pankina? Gruaja më ka ndërtuar një tjetër në shtëpi

12 Nëntor 2012, 19:50Sport TEMA

Antonio Konte ka zgjedhur ironinë për të komentuar mungesën e tij të gjatë nga fusha e lojës, pasi vazhdon të jetë i pezulluar për përfshirjen në çështjen e manipulimit të ndeshjeve të skuadrës së Sienës. Trajneri i Juventusit ka treguar jetën jashtë fushës në një bashkëbisedim online me tifozët e Juventusit në Tëitter.

“Sa më mungon pankina? Gruaja më ka ndërtuar një tjetër në shtëpi! Darkave, kur shoh televizor, ulem në pankinë”, ishte komenti humoristik i trajnerit i cili më pas vijoi me tone më serioze.

“Kuptohet që është e pashmangshme që të ndjej mungesën e kontaktit me futbollistët dhe tifozët. Si rrjedhojë, puna që po bëj është trefishuar pasi tani nuk mund të ndërhyj gjatë ndeshjeve. Por duhet të them se bashkëpunëtorët e mi janë të jashtëzakonshëm. Edhe futbollistët janë të përgjegjshëm dhe mendoj se kam arritur të hyj në mendjen e tyre futbollistike. Por fusha vazhdon të më mungojë shumë”.

“Cilat kritika nuk më pëlqejnë? “Dua që të thuhet se Juventusi luan një futboll të bukur. Kemi bërë 49 ndeshje pa humbje, numra të pabesueshëm në mbrojtje dhe në sulm. Por lexoj pak nga këto gjëra, pasi edhe mes gazetarëve mbizotëron tifozlleku. Pas ndeshjes me Nordsjelland po kaloja pranë tribunës së gazetarëve, kur pashë disa profesionistë të tillë që po festonin golin e Çelsit. I kritikova pasi më shqetësoi mungesa e respektit, me vinte turp nga ata që janë profesionistë dhe punojnë me ne çdo ditë”, ishte komenti i trajnerit të Juventusit rreth çështjes që bëri bujë në mesjavën e kaluar.

Në fund, një koment edhe për humbjen kundër Interit, ku përsëri Konte ka përdorur ironinë. “Juventusi nuk ka humbur kurrë urinë, por ndoshta kishte më pak intensitet se zakonisht. Një karakteristikë të tillë nuk duhet ta humbim kurrë. Fitorja ndaj Interit, më falni, humbja ndaj Interit (nuk jam mësuar me këtë gjë), na bëri të kuptojmë se duhet të jemi gjithmonë në maksimum. Por dua t’i bëj komplimente Interit, pasi do të luftojë përkrah nesh për titullin kampion”, tha trajneri i Juventusit.

3 komente në “Konte: Më mungon pankina? Gruaja më ka ndërtuar një tjetër në shtëpi”

  1. Pelasgian says:

    te mungojn skedinat ty mer lal

    1. juve4ever says:

      ik more koke loqe qe shan ate qe ndryshoj futbollin ne itali, 2 jane arrigo sachi me milanin dhe conte sot,

  2. patrioti says:

    ti je plere konte..ik futi ndonje dhurate albitrave ndonje makine se prej tyre i ke ato rezultate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje