Xhani De Biasi ka marrë seriozisht idenë e rinovimit të kombëtares shqiptare të futbollit, duke afruar emra të rinj për miqësoren kundër Kamerunit që do të luhet të mërkurën në Gjenevë.
Trajneri italian ka publikuar sot listën ku bien në sy ndryshime të mëdha si dhe të reja mjaft interesante. Gjithçka fillon nga mungesat, ku konfirmohen ato të Bogdanit e Salihit, i pari për zgjedhje teknike, ndërsa i dyti për çështje largësie të udhëtimit nga SHBA. Në vend të tyre, në repartin e avancuar është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren e madhe sulmuesi Bekim Balaj, i cili po shkëlqen me skuadrën e Sparta Pragës në Çeki.
Në listën prej 21 lojtarësh bie në sy edhe grumbullimi për herë të parë i mesfushorëve Armando Vajushi (Liteks Loveç-Bullgari) dhe Bruno Telushi (Flamurtari), me këtë të fundit që ka shkëlqyer në këtë sezon me skuadrën e tij dhe ka bërë paraqitje mjaft pozitive edhe në ndeshjet e kombëtares U-21.
Në kombëtare kthehet pas shumë kohësh edhe dyshja e Çernomorets Odesa, Bakaj-Vangjeli, që ka munguar më parë për shkak dëmtimesh. Të dy futbollistët janë një armë më shumë që trajneri italian do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje, por edhe për vazhdimin e eliminatoreve.
Përveç Agollit të dëmtuar, në kombëtare në krahasim me ndeshjet e fundit mungojnë edhe Veliu, Lika, Kukeli e Hyka. Mbetet përsëri mister mospërfshirja e Edmond Kapllanit në listën e përfaqësueses, pasi sulmuesi durrsak vazhdon të shkëlqejë në Bundesligën 2 me FSV Frankfurt./lajmeshqip
Lista e kombëtares shqiptare për ndeshjen Shqipëri-Kamerun
Portierë: Samir Ujkani (Palermo), Etrit Berisha (Kalmar).
Mbrojtës: Armend Dallku (Vorskla Poltava), Lorik Cana (Lacio), Kristi Vangjeli (Çernomorets Odesa), Tefik Osmani (Vllaznia), Andi Lila (PAS Janina), Mergim Mavraj (Grojter Furth), Debatik Curri (Gençlerbirligi), Renato Arapi (Skënderbeu).
Mesfushorë: Elis Bakaj (Çernomorets Odesa), Ervin Bulku (Sepahan), Emiljano Vila (PAS Janina), Bruno Telushi (Flamurtari), Armando Vajushi (Liteks Loveç), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Alban Meha (Paderborn), Odise Roshi (FSV Frankfurt).
Sulmues: Bekim Balaj (Sparta Praga), Edgar Çani (Polonia Varshavë), Armando Sadiku (Lugano).
Keta djem mund te na bejne krenare:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/odise-roshi-albanian-rocket.html
Ky eshte trajner i dobet .Do ishte shume me mire nje trajner shqiptar se ky
Ky eshte itlaian dhe nuk di te beje as reshtimin ne mbrojtje –E ka mbrojtjen beter fare…
Por me e bukura eshte tek nderrimet e lojtareve gjate lojes ,Ky i ben nderrimet ne mintuat e fundit sikur i ka lojtaret, lojtare klasi…..
Ose kur ben sulme me gjuajtje nga larg –Ky duket sikur saboton se nuk i lejon lojtaret tane ti afrohen protes kudnershtare me loje, por ju thote gjuani nga larg ….
Eshte trajner Skandaloz fare
Shqiperia nuk dueht te perdori trjanere t ehuaj se keta te huajte nuk kane respekt per ne , ndaj me mire te mos marim te huaj
raimondi: Neve nuk na pelqen disipiina dhe jemi kopetent dhe fallxhor ne gjykim…
Ketu nuk eshte fjala per disipline ,ketu behet fjale se ky trajner nuk di. Sot jemi ne kohe moderne dhe te gjithe e njohin futbollim .dhe duket hapur puna e dobet e nje trajneri kur nuk merr dot nje barazim brenda me Islanden ,apo kur mbrojtja jone eshte geter fare ,ose kur portiri esht kot fare dhe ky trajner e mban akoma ne loje . Nuk jane aq budallenj shqiptaret sa te mos kuptojne deficencen e nje trajneri te pa afte si ky