Trajneri i Sideni FC, Ian Kruk dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës pas vetëm 6 ndeshjesh në drejtimin e saj, duke deklaruar se trysnia e shkaktuar nga mbërritja e Alesandro Del Pieros i kishte krijuar edhe probleme shëndetësore.
49 vjeçari anglez Kruk, ish-lojtar në skuadra si Totenhem dhe Noruiç, nuk arriti të ngjitë ekipin më majat e klasifikimit, pasi klubi gjendet në vendin e 8-të në kampionatin me 10 skuadra, ndërsa ka regjistruar vetëm 2 fitore në këtë sezon, pa harruar që javën e kaluar u mposht 7-2 nga Mariners.
“Trysnia të dëmton. Gjithë ky mbulim i medias është bërë një barrë e rëndë. Me mbërritjen e Alesandro, gjithçka është bërë më e madhe. Është bërë një lloj peshe mbi supet e mia dhe të jem i sinqertë, unë nuk e kam përballuar aq mirë”, ishin fjalët e tij pas lamtumirës.
Del Piero ishte titullar në ndeshjen e djeshme ndaj Viktori, por u zëvendësua në minutën e 66-të, kur rezultatin ishte 2-0 për Sidnei. Por nga ai moment, ekipi kundërshtar fitoi zëmër dhe përmbysi rezultatin duke fituar 3-2 dhe duke bërë që tifozët e Sidneit të reagonin ndaj trajnerit që largoi nga fusha sulmuesin italian.
“Nuk pendohem që mora këtë detyrë, por mendoj se nuk jam personi i duhur për të. Kjo punë u kthye në një peshë të rëndë dhe ka mbërritur në një pikë ku unë nuk ndjehem mirë. Shëndeti dhe familja ime janë dy gjërat më të rëndësishme”, tha Kruk.
”…nuk pendohem qe mora kete detyre,por mendoj qe nuk jam personi i duhur per te…” BRAVO dhe RESPEKT.Ndersa ne ketu ne Shqiperi kemi 1 VAMPIR per k/minister,qe ka 22 vjet qe i pi Gjakun ketij populli dhe megjithate nuk Pendohet KURRE.