Real Madrid ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të makinave nga Audi, sponsori zyrtar i ekipit. Kompania e prodhimit të makinave u ka dorëzuar 25 automjete kampionëve të Spanjës sipas vetë kërkesave të tyre, falë kontratës së sponsorizimit mes palëve.
Madrilenët do të përdorin makinat gjatë të gjithë vitit, ndërsa do t’i kthejnë ata në fund të sezonit. Kuptohet, kush është i interesuar, mundet edhe t’i blejë, me çmime aspak të ulëta, po të kujtosh se modeli i R8 që ka zgjedhur Kristiano Ronaldo kushton 135 mijë euro.
Dorëzimi i makinave u bë në cirkuitin e Harama, në Madrid, ku lojtarët patën mundësinë edhe të provonin disa makina sportive, falë ndihmës së dy pilotëve profesionistë.
Ja cilat janë modelet e makinave të zgjedhura nga lojtarët e Real Madrid:
Iker Kasijas: Audi A6 allroad
Kristiano Ronaldo: Audi R8 coupé 5.2 FSI
Serxho Ramos: Audi Q7 TDI
Zhoze Murnjo: Audi A8 3.0 TDI
Pepe: Audi Q7 3.0 TDI
Marcelo: Audi Q7 3.0 TDI
Ksabi Alonso: Audi A7 Sportback 3.0 TDI
Alvaro Arbeloa: Audi Q5 3.0 TDI
Kaka: Audi Q7 4.2 TDI
Karim Benzema: Audi RS5 4.2 FSI
Mesut Ozil: Audi Q7 3.0 TDI
Gonzalo Higuain: Audi A7 Sportback 3.0 TDI
Fabio Koentrao: Audi Q7 3.0 TDI
Sami Khedira: Audi Q7 3.0 TDI
Rafael Varane: A7 Sportback 3.0 TDI
Rikardo Karvajo: Audi Q7 3.0 TDI
Antonio Adan: Audi A5 cabrio 3.0 TDI
Mikael Esien: Audi Q7 3.0 TDI
Raul Albiol: Audi Q7 3.0 TDI
Alvaro Morata: Audi Q7 3.0 TDI
Zhose Kajehon: Audi Q7 3.0 TDI
Angel Di María: Audi Q7 3.0 TDI
Naço: Audi A7 Sportback 3.0 TDI
Luka Modriç: Audi A7 Sportback 3.0 TDI
Hesus Fernandez: Audi A5 3.0 TDI
te gjithe TDI,fuoristrada familjare…vetem ata qe skane pasur breke ne bythe para se te beheshin futbolliste marrin v12 benzine…
Po pse o koqe te duken makina familjare keto Q.7 A.8 3.0 TDI me nga 250-300 kuaj fuqi!!!!!!!!!!!!!!!!!
o robo Q7 dhe A8 jane makina lluksi por familjare,me 5 deri ne 6-7 vende,nuk eshte vetem fuqia qe ben nje makine sportive!
Une ka nje E-klas 320,po kjo sdo te thote qe eshte per sport!
Ashtu sic eshte dhe x5 dhe seria 7(tipike famijljare) apo dhe shume te tjera qe ne Shqiperi i mbajne per sportive por qe ne fakt jane prodhuar per tjeter pune dhe jashte shtetit vetem meso-mosha i perdor…
po mir kur nuk je familjar dhe te pelqen shpejtesia, si i bie qe do shahesh nga ty pse more makine te shpejt???
une psh te gjitha makinat e mia i kam benzine. ca i bie qe kam qene pa brek ne bythe dhe tani me ra rasti dhe po par sportive benzine??