Pakënaqësia e shfaqur publikisht nga Granit Xhaka për eksperiencën e tij te Borusia Mynshengladbah, duket se ka zgjuar interesimin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, të cilat janë të gatshme të marrin futbollistin kosovar që luan me përfaqësuesen e Zvicrës.
Nëse pak ditë më parë vetë futbollisti deklaroi se nuk do të refuzonte një ftesë nga Lacio që në janar, tashmë duket se një tjetër emër i madh po interesohet seriozisht për të, Arsenali. Sipas calciomercato.com. “topçinjtë” kanë hedhur sytë nga futbollisti i talentuar kosovar, pasi mendojnë se ai është një lojtar i përshtatshëm për planet e tyre të rritjes së futbollistëve të rinj.
Kuptohet që Xhaka është nën kontratë me Borusia Mynshengladbah, klub të cilit iu afrua gjatë verës dhe ku ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2017. Por pakënaqësitë publike kanë bërë që situata e tij në klub të ndryshojë dhe ai të marrë në konsideratë edhe largimin gjatë janarit.
Vetë klubi gjerman nuk do të dëshironte të hiqte dorë nga një futbollist me të ardhme, por nëse Lacio apo Arsenali bëjnë një ofertë që kalon 10 milion eurot, atëherë do të ishte gati të ulej në tavolinën e diskutimeve.
Arsenali do të ishte zgjedhja ideale e Xhakës, duke parë se Venger i jep shumë prioritet mesfushës dhe nën drejtimin e tij, gjatë 15 viteve të fundit, nga radhët e kësaj skuadre kanë dalë disa nga mesfushorët më të njohur të futbollit botëror.
Graniti eshte lojtar me te ardhme dhe duhet te levize nga Borussia. Te Lacio mund te beje me mire.
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html
Xhaka eshte mesfushor i shkelqyer ME VIZION NE LOJE –Duhet tE iki nga ai ekip urgjentisht , se ata jane lojtare medioker
Pac Fat Xhaka !
Kij kujdes , dhe loz me personalitet se je lojtar shume i mire —
You are great player , edhe mos e caj trapin fare nga keta trapat qe flasin keq , se keta nuk marin vesh nga futbolli
Po ik o i zi se e more ne qafe ate skuader,ti je vecse nje lojtar nen mesataren europiane kush do bast se vitin tjeter ti do luash e shumta ne kategorine e dyte gjermane ose ne ndonje kampionat te dobet tip zvicere apo austrie e shumta deri belgjike.
@ specialist futbolli
Gjalle do jemi e do shohim! Une jam i bindur qe e ke gabim!
“specialist” ,ke shume te drejte. GROMIKU eshte nje pordhac dhe asgje me shume.
Specialisti nuk eshte per futboll eshte per gomere