Rod Stjuart përlotet nga fitorja e Sëlltikut (VIDEO)

8 Nëntor 2012, 11:35Sport TEMA

Rod Stjuart ka treguar se është një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Sëlltik, të cilët i ka kushtuar edhe këngë gjatë karrierës së tij të suksesshme si një nga yjet e muzikës botërore. Në fundin e takimit të mbrëmshëm mes skuadrës skoceze të Sëlltik dhe Barcelonës, ai ka shpërthyer në lot pas gëzimit për një fitore të bujshme të ekipit të tij. Pamjet u regjistruan nga kamerat televizive që pikasën këngëtarin duke qarë me dënesë nga gëzimi dhe duke fshirë lotët që i rridhnin nga emocionet e këtij suksesi historik.

5 komente në “Rod Stjuart përlotet nga fitorja e Sëlltikut (VIDEO)”

  1. Epirioti II says:

    Gjigand Rod Stewart.
    Artistet e gardes vjeter jane gjithmone plot pasion dhe te vertete ne ate qe bejne. Keta te sotmit cdo gje e bejne teatrale dhe te llogaritur mire per efekt marketingu.

    Fitore e madhe per Celtic mbreme sepse u jep shance te kualifikohen, pervec kenaqesise per te mundur Barcelonen.

  2. specialist futbolli says:

    Gjigandi Rod Stewart respekt per Te.

    1. dona says:

      ore po pse kush eshte Barcelona qe perlotet ky trapi Barcelona eshte nje flake kashte dhe asgje me teper cuditem !!!!! nje ekim vari qillon eshte Barcelona me i mire eshte Real Madrid dhe qe njihet si ekip me i mire ne Spanje

  3. TOTILA says:

    Jam dakord qe e rahu CELTIKU me gola ,sepse topi nuk donte te hynte ne rrjete . Sidoqofte e pergezoj CEL-IKUN ,per fitore ,por kjo nuk don te thote asgje edhe ne se kualifikohet . Besoj SE CELTIKUT do t’i ngulet ndonje HU NE by…..ne rrugen e gjate qe ka ndermend te vazhdoje.

  4. Alex says:

    Kush mendon se celtic fitoi ndeshjen me merite,eshte naiv dhe nuk mer vesh nga futbolli,ndeshja ishte e shitur disa bene shuma te medha dje,nuk eshte era e pare qe barca ben keto gjera,mjafton te permendim ndeshjen vjet me zenit ne barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje