Ana e errët e famës, rrëmbehet dhe më pas lirohet motra e Hulk

6 Nëntor 2012, 18:00Sport TEMA

Të jesh një lojtar i famshëm që fiton miliona euro në vit, në disa raste shoqërohet me ngjarje aspak të këndshme. Mjafton të pyesësh sulmuesin brazilian Hulk, i cili dje ka mësuar se persona të armatosur kanë rrëmbyer motrën e tij 22 vjeçare, me qëllim përfitimin financiar nëpërmjet dëmshpërblimit për lirimin e saj.

Ngjarja ka ndodhur dje në drekë në vendlindjen e lojtarit, në qytetin e Kampina Grande, para një restoranti në zonën e jugut. Sipas asaj që raporton shtypi lokal, Anxhelika Aparecida Vieira, është futur me dhunë në një furgon nga persona të maskuar dhe të armatosur që e pritnin në dalje të një restoranti, por për fat u lirua pas disa orësh.

Rrëmbimi i motrës së Hulk nuk është i pari që përfshin familjarë të futbollistëve të njohur brazilianë, në një vend ku rrëmbimet e personave janë shumë të shpeshta. Historiku i rrëmbimeve të familjarëve përfshin babanë e Romario, nënën e Grafite, nënën e Roxherio, nënën e Robinjo, nënën e Luis Fabiano dhe motrën e Rikardo Oliveira. Në të gjitha rastet, pas pagesës së dëmshpërblimit, personat e marrë peng janë liruar. Rasti më i bujshëm ka qenë ai i rrëmbimit të nënës së Robinjo, e cila mbeti në duart e keqbërësve për 41 ditë në vitin 2004, para se të bëhej dorëzimi i shumës së parave nga sulmuesi, që në atë periudhë mendohet se ka paguar rreth gjysmë milioni dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje