Në ditën kur Kristiano Ronaldo ka deklaruar se do të votojë për veten në dhënien e çmimit të “Topit të Artë”, Ronaldoja më i famshëm, ai brazilian, ka preferuar që të mbështetë kandidaturën e Lionel Mesit.
“Mesi do të meritonte votën time pasi përveç faktit që është vendimtar duke shënuar gola dhe fituar trofe, është në gjendje t’i japë futbollit një magji të veçantë dhe të ndryshme. Kristiano Ronaldo është shumë teknik, ka shumë aftësi dhe është një lojtar shumë praktik, por Mesi vazhdon të bëjë gjëra të papritura”, u shpreh braziliani.
Ronaldo, fitues i këtij trofeu në vitin 1996, 1997 dhe 2002, siguroi në intervistën e tij të dhënë në faqen e FIFA-s, se beson që beteja për “Topin e Artë” do të jetë mes Mesi dhe Kristiano Ronaldo, ndërsa pret që pranë tyre në klasifikim të jenë edhe Iniesta e Ksavi. “Janë lojtarë të jashtëzakonshëm, por meqë luajnë në mesin e fushës, nuk është se ngjallin shumë pasion te publiku”, shpjegoi ai arsyen pse dy spanjollët nuk janë aq të favorizuar për fitoren e trofeut.
Braziliani, i cili ka fituar tre herë “Topin e Artë” në vite ku kishte konkurrencë të jashtëzakonshme nga lojtarë si Zidan, Figo, Rivaldo, Raul apo Ronaldinjo, mendon gjithashtu se çmimi për trajnerin më të mirë duhet t’i shkojë Zhoze Murinjos.
“Këtë çmim do t’ia jepja Murinjos. E njeh mirë botën e futbollit dhe ka një organizim të tijin taktik, planifikimin dhe mënyrat e tij të stërvitjes. Ai do të ishte trajneri që do të votoja pasi nuk është e lehtë të menaxhosh 25 lojtarë në mënyrë perfekte çdo ditë”, tha Ronaldo, i cili më pas tregoi edhe formacionin e tij ideal mes atyre që luajnë aktualisht.
“Kazijas në portë, në mbrojtje luajnë Dani Alvesh, Serxho Ramos, Xhon Terri e Marcelo. Në mesfushë luajnë Lampard, Iniesta e Ksavi, ndërsa përpara askush tjetër veç Mesi, Kristiano Ronaldo e Neimar”.
kur luaje ti kishte lezet te shihje futboll. sot nuk gjen me lojtar si Fenomeni.
Gjynah qe gjate karrieres pati aq demtime qe nuk na lane te shihnim me shume nga magjite e tij. do te mbetesh pergjithmone etalon krahasimi!
kur e ka thene dhe zidani vete qe lojtari me i mire eshte ronaldo ska me diskutim.
O GJERMAN . Jam dakord qe RONALDO ishte FENOMENAL ,por sot me ato qe ka shfaqur deri tani MESSI ai eshte GJENI si askush tjeter me pare . FJALA GJENI eshte shume-shume e RENDE !!
Lexo pak:
Braziliani, i cili ka fituar tre herë “Topin e Artë” në vite ku kishte konkurrencë të jashtëzakonshme nga lojtarë si Zidan, Figo, Rivaldo, Raul apo Ronaldinjo
Jam i mendimit qe sot mungojne konkurrentet e vertet me te cilet messi te fitoje.