Materaci i bën vizitë statujës së tij me Zidan

5 Nëntor 2012, 11:20Sport TEMA

Marko Materaci ka shfrytëzuar në vizitë në Paris për të bërë foto te një nga statujat që brenda pak kohësh është kthyer ndër më të famshmet e kryeqytetit francez, atë që pasqyron goditjen me kokë që i bëri atij Zinedin Zidan në finalen e Botërorit 2006.

Kjo statujë e bronztë, e lartë 5 metra, u vendos në shtator në një nga sheshet kryesore të Parisit, para qendrës së arteve “Pompidu”, si përfaqësuese e artit bashkëkohor. Megjithëse kishte protesta të shumta nga tifozët e Zidan që e cilësojnë këtë si ulje ndaj talentit të legjendës së futbollit francez, turistët në Paris e kanë mirëpritur veprën e krijuar nga artisti algjerian Adel Abdeseme.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Materaci, i cili ka zgjedhur Twitter për të publikuar një foto të bërë i ulur pikërisht në këmbët e kësaj statuje. Pasi publikoi fillimisht një foto vetëm të statujës, ai bëri komentin “Gjejeni se ku jam?”, ndërsa më pas publikoi foton e dytë ku shfaqet edhe ai te këmbët e objektit në fjalë.

Ngjarja e finales së Botërorit të vitit 2006 do të mbetet mend si një nga më të diskutuarat në historinë e futbollit, pasi Materaci pranoi pak kohë më vonë se kishte qenë ai që kishte provokuar Zidan duke bërë komente rreth motrës së tij, për të sjellë reagimin e dhunshëm të francezit.

3 komente në “Materaci i bën vizitë statujës së tij me Zidan”

  1. patrioti says:

    je i madh materac.

  2. gallata says:

    Keta nuk dijne ç’eshte turpi !

  3. Uarda says:

    Sjellje tipike italiane. Qellimi justifikon mjetin. Fisnikeria zero. Me keq se maloket e Shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje