Ronaldo: Messin nuk e kam shok

4 Nëntor 2012, 18:20Sport TEMA

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ai ka marrëdhënie profesionale me Lionel Messin si futbollist, mirëpo ai nuk ka shoqëri me lojtarin e kombëtares së Argjentinës.

Dy nga lojtarët më të mirë në botë kanë një rivalitet në mes tyre prej shumë kohësh, ku secili prej tyre mundohet të mbrojë nderin e klubit që përfaqëson.

Por, siç raporton “Marca”, Ronaldo ka deklaruar se ai nuk ka shoqëri me Messin dhe nuk do të ketë ndonjë herë, por që e respekton si lojtar të Barcelonës.

“Lionel Messi është lojtar i madh”, ka deklaruar Ronaldo. “Unë kam marrëdhënie profesionale me të si me çdo lojtar tjetër”.

“Unë nuk jam shok me të sepse ne nuk ndajmë të njëjtën dhomë në zhveshtore. Unë e respektoj atë si lojtar profesionist të futbollit. Ne nuk jemi shokë të vërtetë, por të dy zhvillojmë profesionin e njëjtë”, ka thënë asi i Real Madridit.

7 komente në “Ronaldo: Messin nuk e kam shok”

  1. Studenti says:

    E cta kesh shok? Te ka hequr gjumin e nates prej vitesh, te ka bere te flasesh me vete.

    1. mister x says:

      ky po qe eshte koment

  2. profesori says:

    studenti je 1 fare jam dakort me ty

  3. Erioni says:

    Messi i arrin Ronaldos fix deri te l…

  4. TOTILA says:

    “STUDENTI” I KA THENE TE GJITHA .EDHE sikur te doje RONALDA MESSIT sido qe eshte i shkurter nuk i arrin as tek THOI I KEMBES . RONALDEN po e shkaterron “PA DASHJE ” MURINJUA !

  5. Horri i Bulevardit says:

    Ronaldo futbollist i shkelqyer, por me ate egon e tij te shfrenuar, i eshte ulur vlera se po nuk ishe ne rradhe te pare nje njeri, nje model qe njerezit duan te shohin, si futbollist te japin ateqe meriton dhe ketu dallohet Ronaldo nga Messi.

  6. Eri says:

    Ronaldo duket se po perpiqet te behet pak “njerezor” para votimit per topin e arte 2012. Ka lene menjane arrogancen deri ne Dhjetor per “te blere” ndonje vote te lekundur te atyre qe e pelqejne si lojtar, por jo si njeri. Te shohim muajin tjeter sa efekt do kete bere kjo manover.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje