Bashkia e qytetit të Parisit ka vendosur që nga sezoni i ardhshëm të ndërpresë investimet financiare që jep aktualisht për skuadrën e Paris Sent Zhërmen.
Klubi aktualisht përfiton 1 milion euro në sezon nga fondet publike, por që pas blerjes nga Autoriteti Investues i Katarit, që shpenzoi disa qindra milion euro për të blerë lojtarë, u vendos që klubi nuk ka më nevojë për këto para që shumë mirë mund të investohen në diçka më të rëndësishme për qytetin e Parisit.
Kryebashkiaku parisien, Bertrand Delano, shpjegoi propozimin për ndryshimin që do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak.
“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës së klubit, bashkë me drejtuesit e tij, duket qartë që një grant për PSZH nga autoritetet bashkiake nuk është më as i nevojshëm e as i përshtatshëm në kontekstin aktual të rrugës së klubit. Nga sezoni 2012-2013, klubi do të vazhdoj rrugën e tij pa mbështetjen ekonomike të komunitetit”, tha kryebashkiaku, i ndërgjegjshëm se paratë që aktualisht bashkia i jep klubit nuk shërbejnë as për të paguar rrogën mujore të Zlatan Ibrahimoviç.
Falë blerjes së lojtarëve si sulmuesi suedez, mbrojtësi Tiago Silva apo mesfushorët Laveci, Menez e Pastore, PSZH aktualisht është ngjitur në kreun e tabelës së klasifikimit të kampionatit me 22 pikë pas 10 ndeshjeve të para./lajmeshqip
pse nuk lidhet bashkia tirane ti marre per ekipin e saj…. se skur premtori se do rregullonte situaten e tiranes ……