Njeriu më i pasur në botë i futet futbollit

2 Nëntor 2012, 11:35Sport TEMA

Multimilioneri Karlos Slim, njeriu më i pasur në botë, ka vendosur që të investojë në kampionatin spanjoll dhe sipas mediave meksikane, ka filluar kontaktet me drejtuesit e Getafe për t’u bërë pronari i ri i klubit. Presidenti aktual, Angel Torres ka kohë që kërkon një blerës serioz të interesuar për këtë skuadër dhe meksikani tashmë është personi më i mundshëm për të marrë drejtimin e ekipit të vogël madrilen, duke synuar që të kthejë në një skuadër më të fortë se Real Madrid e Barcelona.

Akordi mes palëve pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim ndërsa meksikani përshkruhet si një tifoz i zjarrtë futbolli, sidomos atij spanjoll dhe kjo është arsyeja pse ka zgjedhur pikërisht një ekip spanjoll për të tentuar ëndrrën e tij ta kthejë në një prej më të mëdhenjve në Evropë.

Kuptohet që paratë për të investuar nuk do të mungojnë, pasi blerja e klubit do të bëhet nëpërmjet “America Movil”, kompanisë celulare që zotëron praktikisht tregun në të gjithë Amerikën Latine dhe është burimi i të ardhurave të pakufizuara të Slim.

Sipas “Forbes”, pasuria e tij personale është 69 miliard dollarë (rreth 50 miliard euro), ku mjafton një përqindje mjaft e vogël e këtyre parave që brenda pak muajsh Getafe të kthehet nga një skuadër e mesit të tabelës në një pretendente për titull.

Sipas asaj që spekulojnë mediat meksikane, Slim u ka deklaruar bashkëpunëtorëve të tij se nuk ka e ka problem të thyejë tregun e lojtarëve duke paguar shuma më të mëdha se ata që kanë paguar në vitet e fundit skuadra si Mançester Siti e PSZH.

5 komente në “Njeriu më i pasur në botë i futet futbollit”

  1. dritani says:

    Edhe Taci yne iu fut futbollit, por ‘Gramozi’ i Ersekes po aty eshte.
    Thone qe Milani i ka varur shpresat tek Taci pasi kohet e fundit punet nuk i ka mire ?

  2. Enver Hoxha says:

    Hajde bleje partizanin, se e shkaterruan fare.

  3. raimondi says:

    Ky mexikani investon ne futbollin spanjoll , dhe nuk investon ne futbollin e vendit te tij ,Meksike

  4. piskuriqi says:

    @Rajmondi
    Eshte si puna jote qe nuk te bie mendja te shkosh ne Shqiperi jo te investosh atje

  5. edi an albanianjewish livin' in toronto says:

    PISKURIQ JE NJESH …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje