Mesi: “Topin e Artë” mund ta marrë Kasijas

31 Tetor 2012, 13:15Sport TEMA

Lionel Mesi ka treguar se do të votojë për kandidaturat e dy prej shokëve të tij të skuadrës në garën për “Topin e Artë” në këtë sezon, duke pranuar se janë edhe disa lojtarë të Real Madrid që janë kandidatë seriozë për të fituar këtë trofe.

25 vjeçari është lojtari i katërt në histori që ka fituar 3 herë trofeun, por mendon se shumë shpejt do të kalojë një vit ku ai nuk do të jetë më fituesi i tij.

“A mendoj për “Topin e Artë”? Jo!”, u shpreh ai në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”. “Kur të vijë koha që nuk do të fitoj më trofeun, gjërat mund të jenë ndryshe. Unë kam qenë shumë me fat që e kam fituar atë tre herë, është diçka e madhe, e pabesueshme. Por do të vijë edhe viti kur unë nuk do ta fitoj më këtë trofe”.

Ai ka zbuluar edhe emrat e kandidatëve, duke filluar nga ato të cilët do t’i mbështetë me votën e tij si kapiten i kombëtares argjentinase.

“Nuk kam parë mirë listën e emrave. Por unë do të votoj për Ksavi, Andres (Iniesta) dhe me shumë mundësi një bashkëkombësin tim”, tha ai, duke pranuar se edhe në radhët e Real Madrid ka kandidatë shumë seriozë për të fituar trofeun.

“Mendoj se Kasijas mund të jetë fitues i “Topit të Artë”, pasi është një prej portierëve më të mirë në botë. Por gjithashtu edhe Kristiano Ronaldo mund të fitojë. Kur diçka ndodh, shtypi me shpejtësi kërkon të na krahasojë. Por ne jemi rivalë në fushën e lojës, asgjë më shumë. Tani kanë filluar të shohin edhe rreth jetës sonë për të na krahasuar dhe kjo gjë ka filluar të bëhet e lodhshme”, pranoi Mesi duke folur për rivalitetin me yllin portugez të madrilënëve.

5 komente në “Mesi: “Topin e Artë” mund ta marrë Kasijas”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Eshte vertet i madh, po ti beheshin Ronaldos keto pyetje, do te ishte e kunderta e Mesit ne pergjigje.

    1. Ilir L. says:

      Mesi eshte nje futbollist mbi mesataren persa i perket te dhenave tekniko-fizike.
      Taktikisht eshte pershtatur shkelqyeshem me Barcen dhe kjo eshte arsyeja e suksesit te tij. Pa Xavin & Iniesten, shnderrohet ne nje lojtar gati mesatar.
      Shikojeni me kombetaren e Argjentines: Maradona ka shkelqyer qe 18 vjec me kombetaren e Argjentines! Po keshtu, shume lojtare te tjere te medhenj deri 25 kane arritur kulmin e tyre me kombetaret.

  2. TOTILA says:

    CFARE ? LOJTAR MBI MESATAREN ? MARADONA golin e tij te 34 e shenoi ne boterorin e vitit 1994 ne AMERIKE kunder NIGERISE .DHE TE GJITHE E MBAJNE MEND HISTERIZMIN E MARADONES KUR JU AFRUA KAMERES PAS SHENIMIT TE GOLIT ,sepse ishte dopinguar. MARADONA ISHTE 34 VJEC DHE U PERJASHTUA NGA BOTERORI. Kurse MESSI golin e tij te 31 me kombetaren e shenoi ne SANTIAGO TE KILIT kunder KILIT ,NJE GOL PER NE ANALET E HISTORISE ,dhe ishte data 16 tetor MESSI ishte ne ate dite 25 vjec dhe afersisht 4 muaj . Megjithate per mua MARADONA ESHTE ME I MIRI I TE GJITHA KOHERAVE dhe MESSI E KA BETEJEN ME ,MARADONEN dhe me asnje tjeter ne bote . MESSI eshte i jashtezakoneshem ??!! Po e perseris, PERSERIS ,PERSERIS: MESSI perpara se te marr topin e ka kalkuluar mendimin ne FRAKSION SEKONDE ,KUR TE GJITHE LOJTAREVE TE TJERE DO T’U DUHESHIN MINUTA DHE ORE PER TE VENDOSUR. Po eriperseris: Shikoni 10 VIDEOT E LOJTAREVE QE JU I QUANI ME TE MIRET PER TE GJITHA KOHERAVE ,PAMVARESISHT SUBJEKTIVIZMIT dhe i krahasoni golat e tyre me golat e MESSIT . Ua them une do te MAHNITENI nga :PLESHTI” ,ESHTE superior , super INTELIGJENT , DHE KA THYER TE GJITHE REKORDET E PATHYERA NE FUTBOLL DERI ME SOT SI ASNJERI . Eshte i jashtezakoneshem sepse eshte i thjeshte . Me gjeni nje tjeter lojtar ne bote per te gjithe koherat qe te kete fituar 3 HERE RRESHT TOPIN E ARTE ,dhe i takon prape me cka dhene ,por po nuk e mori nuk do t’a marre per aresyen se cmimi eshte POLITIK dhe mund …….te ngacmoje egon e keqe te atyre qe e mbajne vehten per te madh dhe ata qe te mos POSHTEROHEN ME mund t’ia japin nje tjetri . Me thoni nje gje : FUTBOLLI PSE LUHET .kush eshte qellimi final? goli ? ,po atehere kush ka shenuar me shume gola qofte si vit sportiv 2011-2012 apo si vit KALENDARIK 2012 ? Kush ka thyer rekordin e LA -LIGAS per te gjithe koherat ,po rekordin E LEGJENDES GERD’HARD MULLER prej 67 golash te vitit 1972-1973 ,kur MESSI shenoi plot 73 gola . Eshte duke luFTUAR QE TE THYEJ REKORDIN E cmendur te MULLERIT prej 85 golash ne nje vit KALENDARIK ,sepse per te thyer rekordin e PELES I DUHEN DHE 3 GOLA . MESSI deri tani ka shenuar 73 gola ne te gjithe kompeticionet me fanellen e BARCELONES ,kurse PELJA NE VITIN E LARGET 1959 PAT SHENUAR ME SANTOSIN 75 GOLA NE TE GJITHE KOMPETICIONET . Keto jane faktet dhe ajo ato mbrockulla dhe hartime pa kripe qe shkruajne disa anonim.

  3. Xhaxhai says:

    Sa tope qe qenke ti Ilir. Messi futbollist mbi mesataren. Hahhaa!
    Maradona, Zidane, Kryjf apo Platini skishin fituar asnje top te arte deri 25 vjec, ky ka fituar 3. Messi ka lujt qe 17 vjec me ekipin me te mire ne bote dhe Maradona ishte 20 e kusur kur erdhi ke Barcelona. Argjentina ska ekip, tani qe u rriten Aguerro dhe Di Maria e Higuain po behen pak me mire dhe mund te rrafin kedo. Messi ka dhe 2 kupa bote per te luajtur dhe para dy vitesh ishte vetem 23 vjec. Mos u beni fare se si kerkoi njeri Maradones kupe bote 23 vjec apo Zidanit. Asnje nga keta siper ska fituar 3 Champions league si Messi qe mund te fitoje dhe nja 2 3 te tjera sa te jete ke Barca. Sa per Pelen, ne vitet 50, 60 futbolli ishte statik dhe ne kohet moderne mund te ishte maximumi si Rivaldoja ose Ronaldinjoja, ndoshta pak me i mire, por ne kete futboll kaq te shpejte veshtire do ta kishte.

  4. Bono says:

    Ne kohen e Pelese se famshem golat ishin shume te thjeshte, mbrojtesat nuk benin fare presion ndeshjet dilnin nga 6 me 2, pozicioni jashte loje nuk egzistonte. ne futbollin modern Peleja do ishte nje sulmues i mire, por jo ne nivelet qe mban aktualisht. Per me teper Peleja ishte pak personazh i sfumuar dhe besoj qe me pak publicitet me teper do ishte Garrincha ne vend te tij. Garrincha per mua ka qene shume here me lart se Peleja, por publiciteti solli te kunderten: ai vdiq ne vetmi dhe i varfer. Pele nuk mund te krahasohet kurre me Mesin, pasi ky i fundit eshte thjesht: unik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje