Paolo Di Kanio ka deklaruar se fitorja ndaj Aston Vilës në Kupën FA sonte do të jetë si të bësh seks me yllin e muzikës pop, Madona. Trajneri italian i Suindon ka zbuluar se momenti më i bukur në karrierën e tij si futbollist në ndeshjet e kupës ishte kur shënoi golin e fitores në sfidën mes Uest Hem dhe Mançester Junajtid në vitin 2001.
“Kur unë shënova kundër Mançester Junajtid, ishte diçka e jashtëzakonshme të shihje 9 mijë tifozë që festonin në fushën kundërshtare. Eliminimi i Mançester Junajtid ishte fantastik. Ishte njëlloj si të bëjë seks me Madonën dhe besoj se të fitoj si trajner kundër Aston Vilës do të jetë po aq entuziazmuese”, ishte deklarata e trajnerit italian. “Në fakt, me lejoni ta bëj provë dhe më pas do ju tregoj opinionin tim të saktë”.
Di Kanio ka arritur në dy sezonet e fundit fitore mjaft të bujshme, pasi eliminoi Uiganin në edicionin e kaluar, ndërsa nxori nga gara Stouk pak javë më parë. Sipas tij, drejtuesit e Suindon duhet të ndërtojnë statuja për secilin prej lojtarëve të tij dhe t’i vënë para stadiumit nëse skuadra arrin të eliminojë një tjetër skuadër të Premier League.
“Të fitosh kundër 3 skuadrave të Premier League radhazi do të ishte një arritje fantastike, me shumë mundësi nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë 100 vjeçare të klubit. Aston Vila ka lojtarë të mëdhenj si Bent e Agbonlahor, por në këtë kupë i jepet një shans kujtdo”, deklaroi Di Kanio.
a thu e ka nxjerr ne shesh cepin e kopacit madonna a?
ka bo zgjerim territori si ato shtesat qe dalin ne tretuar..
po policija e ndertimit ku asht?
apo ka morr ryshfet..
Ky di Canio qenka kot fare. Duke pas zocka plot na krahason me plaka.pffff
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/miranda-kerr-sexy-lingerie-photo-video.html
e maka menjen atje i shkreti te madona