Iniciativë e pabesueshme e kompanisë së basteve “Paddy Power” në Irlandë, e cila ka gjetur një zgjidhje mjaft origjinale për të bërë publicitet me fitoren mes polemikave të Juventusit në ndeshjen kundër Katanias.
Duke parë problemet që lindën nga gjykimi i këtij takimi me anulimin e një goli të rregullt të Katanias dhe akordimin e një goli në pozicion jashtë loje për Juventusin, kjo kompani irlandeze ka vendosur të paguajë fitimet edhe të atyre që kishin vënë bast për shenjat 1 dhe X në skedinat e tyre.
Më pak fjalë, kompania ka pranuar se po të mos ishin vendimet e gjyqtarëve, ndeshja mund të përfundonte si me fitoren e Katanias, ashtu edhe në barazim, ndaj është e drejtë që bastvënësit të marrin paratë që u takojnë.
Kjo traditë është ndeshur shpesh në vendet britanike gjatë viteve të fundit, ndërsa ka marrë emrin “Justice Payout” (Pagesa e drejtësisë), duke parashikuar pagesën e të gjitha basteve të vëna për një ndeshje të caktuar kur ka gabime të bujshme nga gjyqtarët e ndeshjeve.
Dje ishte pika e fundit qe mbushi kupen !-Juventus mori tre pike qe s’i meritonte,Lazio u frenua nga nje gjykim akoma me skandaloz jo per te favorizuar fiorentinen,por vetem e vetem qe t’u jepej mundesia Juventusit dhe Interi-t te jene me te qeta ne krye kur te ndeshen mes tyre te shtunen.Juventus-it ju shtrua rruga edhe per ndeshjen e radhes me Bologna-n,Diamanti mori nje karton te verdhe te egzagjeruar !!!?-Perseja e egzagjerimit te arbitrit kuptohet kur shihet kalendari i javes ne vazhdim Juventus -Bologna (pa Diamantin ,lojtar kyç).Nje taktike e vjeter kjo alla Luciano Moggi…urime drejtuesve te Juves ,diçka kane mesuar nga maestro.Vidal kerkoi e kerkoi nje karton te verdhe ndaj Catania-s,dhe u shperblye,keshtu do te pushoje ndaj Bologna-s ne mesjave e do te jete te shtunen I FRESKET ndaj Inter-it. E pastaj ankohen ne Itali se stadiumet jane bosh !
Lale jam Milanist, nuk me duhet ca bejne Interi dhe Juve, thjesht shikoj se ekipi qe bej tifozllik po ma shpif.
Ore, Gallata, po qenke gallate fare ti.
Apliko tek Visho Ajazi i SHIK-ut se me kete mendje te holle qe ke me siguri do fillosh pune ne organet e inteligjences. Te Shqiperise.
E forte kjo me Vishon! Me kishte dale fare nga mendja.
juvja sa per dijeni stadiumin e ka plot, po te diskutosh per katanian, dhe po ta kishte quajtur golin do hante 3 te tjera, 11 raste te pritura nga portieri, po ku pyet juvja per ju qelo
o gallate, me Vidal bere gallate fare kur thua qe e kerkoi kartonin me zor lol a thua se luante me kombetaren dhe po clodhet qe te jete ne forme me Juven se problem e ka edhe pa karton ti kerkoje trainerit nje ndeshje stop qe te jete ne top forme per me interin. E vrave shume mendjen o apo mesove nga gazetaret e Napolit qe thoshin Bufon beri kot si I demtuar qe te ishte I clodhur ndaj Napolit.