Guardiola kërkoi shitjen e Pike, Fabregas, Vija dhe Alvesh

27 Tetor 2012, 11:17Sport TEMA

Agjenti i FIFA-s, Francois Gallardo, ka pohuar se Pep Guardiola në rast qëndrimi te Barcelona do të kërkonte shitjen e Çesk Fabregasit, Xherard Pikes, David Vijas dhe Dani Alveshit.

Sipas agjentit të FIFA-s, nuk është lodhja ajo që e ka larguar Guardiolën nga Barcelona, por ishte Sandro Rosell, pasi ai konsideroi se katërshja e madhe e lojtarëve ishte e paprekshme.

“Guardiola i kishte caktuar kriteret e rinovimit te Roselli. Ndër to ishte shitja e katër lojtarëve – Alveshit, Fabregas, David Vijas dhe Pikes.

Pep nuk ishte i intersuar për Çesk, Pike dhe Alveshin, ndërsa arsyet e largimit të Vijas ishin sportive. Ai ishte i zhgënjyer nga Çesk si njeri, ndërsa refuzoi që t’ia shtrëngonte duart kur nënshkroi. Këta lojtarë u konsideruan ta paprekshëm dhe tifozët nuk do të kishin pranuar shitjen e tyre”, ka deklaruar Gallardo për AS.

1 komente në “Guardiola kërkoi shitjen e Pike, Fabregas, Vija dhe Alvesh”

  1. CR7 says:

    Keshtu eshte kur i fusin hundet te gjithe ne drejtimin e skuadres.
    Le ti mbajne qe te kater dhe shpejt do ja shohin hajrin Josif Broz Tito Vilanoves.
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/adidas-beckham-messi-d-rose.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje