Ish-mbrojtësi i Francës, Lilian Turam, ka përgëzuar Barcelonën për stilin tërheqës të futbollit që dhuron për të gjithë tifozët.
Barcelona aktualisht mban kreun e renditjes në kampionatin spanjoll me 7 fitore e një barazim pas 8 ndeshjeve të para, ndërsa trajneri i ri, Tito Vilanova, vazhdon të aplikojë të njëjtin mentalitet ofensiv spektakolar të paraardhësit të tij, Pep Guardiola.
Kjo është arsyeja pse Turam mendon se Mesi, Ksavi e Iniesta nuk po luajnë thjesht futboll, por po prodhojnë art me magjitë e tyre.
“Loja e Barçës i tërheq të gjithë pasi kur e sheh, e kupton që është art në vete. Për mua, futbolli është si një art, ashtu siç bëjnë këta artistë të artit bashkëkohor. Përveç të tjerave, klubi i jep një imazh të mirë futbollit dhe kjo ka një rëndësi shumë të veçantë”, tha mbrojtësi që ka luajtur në radhët e katalanasve në fundin e karrierës së tij.
Megjithatë, ky admirim nuk do të thotë që Barcelona duhet të kënaqet me kaq e për këtë arsye, Turam insiston që katalanasit të vazhdojnë të përmirësohen për t’u cilësuar skuadra më e mirë në histori.
“Për shumë njerëz, më i miri është ai që fiton më shumë, por unë e dua këtë klub pasi kur e sheh një ndeshje të kësaj skuadre, e di që është futbolli i vërtetë, është loja në vetvete”, tha Turam.
Ke qene nga mbrojtesit me legjendare qe ka nxjerre ndonjehere FRANCA dhe shume njerezor SE bashku me MARIUS TREZOR ! .RESPEKT QE POHON NJE TE VERTETE !