Platini i quan “turp” veprimet e serbëve

24 Tetor 2012, 13:14Sport TEMA

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, i ka përshkruar si “të turpshme” skenat e dhunshme të cilat ndodhën në fund të takimit U21 në mes të Anglisë dhe Serbisë të premten e kaluar.

Anglia siguroi biletën për në Euro U21 2013 duke fituar 1-0, por Danny Rose u ndëshkua me karton të kuq pas fundit të takimit, pasi i nxitur nga brohoritjet raciste, kishte hedhur një shishe në drejtim të publikut. Përplasja më pas kaloi edhe në mes të lojtarëve dhe stafit stërvitor.

“Michel Platini i ka shkruar ministrit britanik të sporteve Hugh Robertson dhe i ka thënë në mënyrë të qartë se atje kishte skena të turpshme”.

“Reagimi i tij i menjëhershëm ishte se kishte skena të turpshme të cilat nuk duhet të shihen në fushën e futbollit”, ka thënë sekretari i federatës angleze të futbollit, Alex Horne.

UEFA ka nisur hulumtimet për atë çfarë ndodhi në stadiumin në Krusevac dhe rezultatet pritet të lëshohen në fund të nëntorit.

3 komente në “Platini i quan “turp” veprimet e serbëve”

  1. fiku says:

    Po po por Kosoven nuk e lejon te luaje ndeshje per shkak te presionit te serbise.

  2. Xhavit, Prizren says:

    Ja, sa i `ashpër` është Platini me serbët. Po të kishim qenë në shqiptarët në vend të serbëve, ndryshe do të kishte qenë ai, por edhe tërë Evropa!!!

  3. Genti says:

    Si futbolliste i madhe,si njeri legen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje