Klubet e futbollit anembanë Francës i kanë bërë thirrje Zinedine Zidanet që të ndikojë për të hequr statujën, e cila ka përjetësuar goditjen e tij me kokë të italianit, Marco Materazzi.
“Ne apelojmë te Zidane, si ish-kampion bote, trajner i së ardhmes, njeri dhe baba mbi të gjitha, të heqë dorë nga kjo pjesë dhe t’i japë fund keqpërdorimit e tij”, thotë apeli i tridhjetë krerëve të klubeve franceze.
Kjo është një skulpturë prej bronzi, e lartë pesë metra dhe e vendosur në Bobur, Muzeun Kombëtar të artit modern të qendrës Pompidou, të kryeqytetit francez.
Autori i kësaj krijimtarie, që shkakton “dhimbje të syve”, është Adel Abdelsemed, i cili është me origjinë algjeriane, sikurse edhe Zidane.
Skulptura është paraqitur fillimisht në galerinë e David Zvirnera, në muzeun e Neë York, ndërsa që nga shtatori i këtij viti, mund ta shihni atë edhe në Francë.
Zidane u nxjorr nga fusha me karton të kuq pas goditjes me kokë të Materazzit, ndërsa kombëtarja franceze me anë të penalltive ka humbur nga Italia me rezultat 5-3 në finalen e Kupës së Botës. Kjo ishte njëkohësisht edhe ndeshja lamtumirës e Zidanes nga futbolli.
Ky incident ka shkaktuar shumë polemika, “pro dhe kundër”, sepse doli që Zidane ka reaguar ndaj Materazzit, pasi ky i fundit e provokoji duke e ofenduar nga nëna.
Kjo skulpture eshte turpi i Materazzit dhe kombetares italiane.
Klose i anulloi vetes golin sepse i tha arbitrit qe e beri me dore. Ky eshte nderi i futbollit.
Materazzi duhej denuar ne ate ndeshje ashtu si edhe Zidane!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
P.S. Sot kemi halle te tjera me te medha ?
e cduhet te bente materazi ?? ti thonte albitrit mos i jep te kuqe se une e shava nga nena ? ke nje llogjike trapi..ajo ishte ndeshje finale mo shoku dhe provokime ka nga te gjithe lojtaret dhe zidane si legjende futbolli sduhet ta bente ate veprim pik.italia ate vite e meritoi boterorin se ishte ekipi me i mire dhe madje super.