Laporta: Guardiolës i pëlqen Italia

21 Tetor 2012, 17:14Sport TEMA

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka bërë të ditur ish-homologut Silvio Berlusconi, se ish-trajnerit Pep Guardiola i pëlqen Italia, teksa spekulimet për një kalim të tij te Milani vazhdojnë të rriten.

“Guardiola është dikush që nuk i jep vëmendje spekulimeve. Ai ishte te Barcelona për çështje të punës dhe ai e bëri këtë në qetësi të plotë”.

“Unë e njoh Berlusconin dhe mund ta siguroj se Guardiola është njeri me karizëm të madhe. Guardiola e do Italinë, është pasioni i tij të jetojë atje”.

“Kur udhëtonte me Barcelonën, Pep lexonte vetëm gazetat italiane. A e shoh përsëri në pankinë këtë sezon? Pyesni atë. Guardiola është njeri i madh, që gjithmonë kërkon perfeksionin”, ka thënë Guardiola.

3 komente në “Laporta: Guardiolës i pëlqen Italia”

  1. BENI says:

    ka thene LAPORTA temaaaaaaa

  2. Sali=Geddaf says:

    Guardiola eshte tranjer qe merr skuadra qe kan projekt, Milan nuk ka projekt, Berlusconi nuk shpenzon me para per skuadren, por vetem per festat bunga bunga ?

    Ka pasur zera qe Guardiola bashke me Roberto Baggio do merrnin drejtimin e Inter, dhe ka qen edhe nje deshire e presidentit Moratti qe te ju besonte ketyre te dyve skuadren, por nuk besoj se ndodh, ky do iki tek Manchester united, Ferguson do terhiqet vitin tjeter, dhe ka zgjedhur si pasardhes te tij Guardiolen.

  3. raimondi says:

    Guardiola eshte trajner klasi –Nje trajner te tille te kishim ne Kombetare, do ishim te kualifikuar tani

    Edhe Zvicren do e rifnim me nje trajner si Guardiola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje