“Futbolli i kombëtares gjermane është një miks i stilit spanjoll dhe atij shqiptar”. Kështu e përshkruan gazeta “Abendzeitung” paraqitjen e përfaqësueses së drejtuar nga Joakim Lëv në ndeshjen kundër Suedisë, të përfunduar në barazim 4-4.
“Përpara jemi si Spanja, mbrapa jemi si Shqipëria. Jemi spanjollo-shqiptarë”, shkruhet në artikullin e kësaj gazete rreth paraqitjes së lojtarëve në këtë sfidë mjaft të veçantë ku përfaqësuesja gjermane la t’i ikte nga duart një avantazh prej 4 golash në 30 minutat e fundit të sfidës.
Po e njëjta gazetë ka publikuar edhe një prononcim të shkurtër të Oliver Kahn, i cili i e ka vlerësuar ndeshjen në fjalë si të njëjtë me atë të famshmen e eliminatorëve të Botërorit 2008, ku Gjermania djersiti shumë për të marrë një fitore 4-3 përballë Shqipërisë.
“Më kujtohet një ndeshje kualifikuese kundër Shqipërisë. Aty ne kalonim vazhdimisht në avantazh por shqiptarët na barazonin përsëri. Në fund, ne fituam 4-3”, ishte tregimi i Kahn i cili i përgjigjej pyetjes nëse një rezultat i tillë i kishte ndodhur ndonjëherë më parë përfaqësueses gjermane të futbollit.
Me sa duket ne futboll qenkemi perpara Gjermanise se ne ekonomi sipas Sales jemi rrote me rrote. Kjo faktohet mjaft mire nga fakti se ata na marrin si shembull ne mbrojtje te pakten…
Ahahaa,sa u ka djege gjermaneve ajo 4-3! Shif,shif si e mban mend Oliveri ? Po ndoshta s’kane harruar edhe ate 2-1 ne ’88,kur Perlat Musta ju a la vete golin e 2-te ne min ’90,se perndryshe Gjermania nuk kualifikohej. Dihet qe Musta ishte tifoz i cmend i Gjermanise,pavaresisht qe kur e pyesin per ate rast ai vec buzeqesh!
Ja po e thone edhe gjermanet qe mbrojtjen ne e kemi te dobet
De Biazi eshte italian dhe nuk di t ebeje mbrojtjen –Ce duam ne kete trjaner kur ky nuk di te beje mbrojtjen
Difekti jone kryesor eshte mbrojtja teper e pa organizuar –Nje remuje e vertete
Haje gola nga Gjermania , po gjermanet jane lojtare super klas, ndersa lojtaret e Islandes jane nje turp futbolli dhe ne hame gola nga ata