Mikael Balak, ish-futbollisti i përfaqësues gjermane, ka përfunduar në telashe me drejtësinë spanjolle pasi është arrestuar një natë më parë. Sipas shtypit spanjoll, ish-mesfushori që i dha lamtumirën futbollit të luajtur në fillimin e këtij muaji, po “fluturonte” me makinën e tij.
Polica rrugore në zonën e Kaceres, ka zbuluar nëpërmjet autoveloks se si vetura e nisur nga gjermani po udhëtonte me 211 kilometra në orë në autostradën e Esktremadura, në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 120 kilometra në orë.
Menjëherë policia rrugore e ka ndaluar atë duke e arrestuar dhe duke e detyruar të dalë para gjykatës, ku do të përgjigjet për akuzën e “krimit ndaj sigurisë rrugore”.
Për ish-kapitenin e Gjermanisë parashikohet jo vetëm një gjobë e majme, por mundësisht edhe disa ditë burg, të cilat do të shlyhen nëpërmjet punës sociale, ose thjesht pjesëmarrjes falas në fushatat e sigurisë rrugore në Spanjë.
Lojtar i madh po iku e vate.
Tani i filloi aventurat rinore ky?!!
http://fashionguests.blogspot.com/
Pash videon e golit te Roshit ne Gjermani,kam pershtypjen se ai dhe Kaplani luajne me nonji ekip lagjeje,sepse fusha pa stadium me kujtoje fushen sporive te Krutjes ne Lushnje.
Ka qene vetem me 1 km/ore me shume. Radari gabimisht ka nderuar vendin e numrit te fundit (1) me numrin e para (2). Dhe keshtu duket qarte qe shpejtesia e vertete ka qene 121 km/ore.
Kete logjike kane perdorur gjykatat tona per rrugen e kombit, dhe blokun ne doren e zotit …
O Balak, o yll i Gjermonve. Mos u boj merak fare per punen sociale. Hec anej ka Tirona, bo nja dy xhiro ke bulevardi ne nje ku u kry denimi. As mos e caj fare kaptinen. Dava spanjollsh qe na kon inot. As mos e prish fare terezin.