De Biasi i entuziazmuar: Ëndërrojmë përsëri

17 Tetor 2012, 14:39Sport TEMA

Xhani De Biasi më në fund është kthyer i qeshur në konferencën për shtyp, duke lënë pas “atmosferën gri” që e rrethonte gjatë ditëve të fundi, pas humbjes me Islandën. Suksesi përballë Sllovenisë ka bërë që kuqezinjtë të jenë përsëri pranë objektivave të tyre dhe këtë fakt e ka pranuar edhe trajneri italian.

“Pas me Islandës na akuzuan dhe na thanë se prekëm fundin, ndërsa tani jemi në majë. Sinqerisht, më duhet të them se kam mbetur i zhgënjyer nga disa komente, pasi skuadra edhe në atë takim luajti mjaft mirë, por futbolli është i tillë, që humbet edhe kur paraqitesh mirë. Dhe ne një gjë e tillë na ka ndodhur. Mund t’ju them të njëjtën gjë edhe për këtë ndeshje. E gjithë skuadra luajti shumë mirë, dhe fitorja na ka buzëqeshur. Në minutat e fundit kemi vuajtur disi, ndaj bëra lëvizje, duke futur futbollistë me eksperiencë si Curri dhe Dallku, të cilët mund të përballonin edhe terrenin e vështirë. E di që në rast se do të kishim fituar edhe me Islandën do të ishim nëntë pikë dhe llogaritë do të bëheshin ndryshe, megjithatë duhet ta shohim veten në këtë pozicion që jemi”, shpjegoi trajneri italian.

Tekniku i përfaqësues shqiptare nuk ka fshehur dot edhe entuziazmin e tij për “eksperimentet” e suksesshme që kreu duke futur emra të rinj në formacionin e skuadrës.

“Roshi ka dhënë sinjale pozitive dhe synimi im ka qenë ta aktivizoja nga minuta e parë në ndeshjen me Islandën. Edhe ndryshimet e tjera që kam bërë në skuadër kanë dhënë sinjale pozitive, siç është rasti i Berishës. Personalisht e dua shumë këtë skuadër, pasi luan me shpirt”, tha ai, pa fshehur një eufori të cilën në ditët e mëparshme e kishte luftuar po vetë.

“Ajo që duhet t’ju them është se shpresa vdes e fundit dhe ne kemi të drejtë të shpresojmë për gjithçka që ka lidhje me kualifikimin. Skuadra ka dhënë sinjale pozitive në fushë dhe unë besoj shumë, pavarësisht se kemi humbur një takim ndaj Islandës, që na ka penalizuar shumë në aspektin e pikëve”, tregoi trajneri i kombëtares që më sa duket ka filluar të mendojë përsëri për një kualifikim të mundshëm në Brazil 2014.

7 komente në “De Biasi i entuziazmuar: Ëndërrojmë përsëri”

  1. NA BETE TE BESOJME SERISH NE MREKULLINE E BRAZIL 2012 says:

    Ke futur cuna te rinj qe jashte (me nje fushe futbolli tamam) do luajne me mire!
    Odise Roshi eshte njeri prej tyre, qe do te rritet nga ndeshja ne ndeshje!
    Shikoni golin me Sllovenine, golin e pare me skuadrene tij te re FSV Frankfurt ku luan me kapllanin (ne foto) si dhe disa gola te tij dhe asiste nga ndeshjet e luajtura!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/odise-roshi-albanian-rocket.html

  2. absurt says:

    shqiperia ka talente ,por nuk ka shtet ,nuk ka fusha stervitjeje ,odise roshi na beri te ghithe krenare ,eshte nje djale i forte ne toke por me i fuqishem ne topin ne ajer ,eshte nje agustin kola i dyte bravo

    1. Besua Fier says:

      Or Absurt cfare Augustin Kola thua mor pall Tirane. Nje Bravo te fort per Roshin qe ka tiparet e Kristiano Ronaldos edhe saper ty Absurt qenke vertet nje Pallosh ne katror.

  3. raimondi says:

    Shqiperia ka talente ,por s’ka trajner

  4. absurt says:

    o bese e kavajes nga fieri ,jam vlonjat dhe tifoz personal i roshit na nderon te ghitheve si shqiptare ,por agustin kola po te dilte e te luante jashte do ishte me i mire nga ponaldo ,dhe mos sha

  5. Suksese te tjera says:

    Dobsine e ndeshjes se pare nuk duhet ta justifikosh me fitoren ndaj Sllovenis.
    Diferenca midis dy ndeshjeve qendron ne masat e marra per te perballuar kundershtarin ne takimin e dyte,ne zbatimin e detyrave taktike pik per pik.
    Skuadra ishte e vendosur dhe motivuar sikur te luante dhe 90-te minuta te tjera,e ruante porten te paprekur.Ne kete takim pame se De Biasi e kishte studiuar shume mire kundershtarin,detyrat taktike u realizuan me nje formacion te ri.Futja e Dallgut ishte e nxituar,nuk kishte nevoje per ndrime ne skuader, kur çdo gje ecte perfekte.rezultati i ngushte nuk ta lejonte kete ndrim sentimental.
    Haja e hapsirave per lojtaret e stolit,gjithmon do rite konkurencen per nje loje maksimale nga lojtaret.
    Une jam nga ata qe te kam kritikuar per per mos studimin e ekipit te Islandes,kete rradhe them se je futur ne ndeshje plotesisht i pergatitur.
    Siqerisht te uroj suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje