Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka mbetur i shtangur pas barazimit 4-4 mes kombëtares së tij dhe Suedisë, në një ndeshje që dukej e mbaruar pas 60 minutave të para kur rezultati ishte 4-0 për vendasit.
“Të jem i sinqertë, kanë kaluar 10 minuta nga fundi i kësaj ndeshje dhe nuk di si ta shpjegoj këtë”, ishte reagimi i parë i Lëv. “60 minutat e para ishin të shkëlqyera, luajtëm shumë, shumë mirë. Pastaj është e pashpjegueshme që lëshuam veten dhe humbëm ritmin. Nuk kishte më organizim, kishim probleme me topat e lartë dhe është e vështirë të thuash me saktësi se çfarë ndodhi aty”.
Sipas tij, vetëkënaqësia mundtë jetë i vetmi shpjegim për këtë barazim që ngjau më shumë si humbje.
“Ndoshta problemi filloi në kokat tona. Ti kryeson një ndeshje 4-0 dhe mendon se gjithçka shkon mirë për ty. Por ne bëmë aq shumë gabime në 30 minutat e fundit, gabime të cilat duhet ti analizojmë. Për mua është e vështirë të thuhet se pse bëmë kaq shumë gabime”, tha trajneri i Gjermanisë, e cila shkatërroi 4 ditë më parë në transfertë Irlandën me rezultatin 6-1.
Ndërkohë, trajneri i Suedisë, Erik Hamren, e ka cilësuar “historike” natën e mbrëmshme.
“Ishte një ndjenjë e çuditshme në dhomat e zhveshjeve pas kësaj ndeshje, pasi nuk ndodh çdo ditë në arenën ndërkombëtare që të barazosh 4-4 pasi ke qenë në disavantazh 0-4. Të vish në Gjermani dhe të marrësh pikë ndaj një prej skuadrave më të forta në botë është e pabesueshme. Kjo është një natë historike për ne”, tha ai.
Më vjen shum keq per ”humbjen ” e GJermanisë kunder Suedisë.Nuk e kuptoj lojtarët gjermanë,kanë pak gjak ne deje apo jo..?!
Na plasi rocka nese kane gjak gjermanet qe jane komb shkerdhat
e kemi shume hall te madh kete barazim, s’na ze gjumi naten, edhe saliun e kemi hall por kete barazim e kemi akoma me hall
Jam tifoz me Gjermanet dhe gjithmone ka ndodhur e kunderta e te mbremshmes; Gjermanet kane rekuperuar disavantazhet.
Por, sado qe eshte shume e cuditshme, ndoshta kjo eshte pasoja e futbollit te ri gjerman te natyralizuar!
Pune e madhe barazimi, keshtu meson nga gabimet se ke mundesi te reagosh.
Ndeshja e Europianit me Italine akoma djeg me shume!
E verteta e barazimit!
Suedezet rimoren mesin e fushes, fituan dy luftimet qe jane baze per te fituar nje ndeshje, shfrytezuan krahet, u treguan te saktë para portes gjermane dhe më e rendesishmja, ata ishin me te fresket fizikisht se gjermanet ne 30 minutat e fundit!
E VERTETA ESHTE NDESHJE E SHITUR.
boll me komente servilizmi tek te huajt perendimore.te ishte ndeshja e shqiperise nga 4 me 0 dhe te barazonit miqte to akuzohej i madh e i vogel ne fshf per shitje dhe nuk do kundershtonte kush.po tani nuk ka shitje se jane gjermane e suedeze nuk dine ata te bejne gjera te tilla
sot shtet i madh i vogel i pasur i varfer te gjithe i shesin mos harroni se shqiptaret nga keta i mesuan shitjet.
Per gjermanet kjo ndeshje ishte si “beteja e Stalingradit”! E pabesueshme, por “shpirti” luftarak i makinerise gjermane u zevendesua per 30 minuta ne nje gjigando-panik. E vetmja gje qe u mungonte gjermaneve ishte te mbanin nje flamur te bardhe dhe duart perpjete ne mes te Berlinit.
O Landi…leni gjermont rehat se nuk ke b”’ ti me bo ironi. Veni men droges ne Zvicer ti e bo no i lek t’vogel sa me jetu se gjermont jon komb e skuader per tu mor shembull…hajt sikterr..
Sverige dmth. Suedi mer tironco, nuk o ne Zvicer po nalt ,nalt fare e atyna nuk bo dot kokerr leku pa te ra djersa m’ullukt te shpines .
“gallata”, falimnerit per suportin (mshtetje si i thon tironcat), u ngatarrova se kto kodosha po na lujn menc…thujj mer jahu Zvicerr e mori fun puna…cer na ngatterrojn kot jo po zverige, jo po nipon, jo po osterric…hik mer se po na bo truni mas…
Eshte e pafalshme dhe e patolerueshme per Mannschaft-in te pesoje 4 gola ne 30 min.
Nje kombetare qe eshte shquar per forcen e karakterit dhe fuqine e saj, shndrrohet ne nji ekip inekzistent sa hap e mbyll syte.
Kam frike se me mbrojtes te tille si Mertezaker, Boateng apo Badstuber (shpesh ky i fundit me duket si down ne surrat) kjo situate absurde mund te perseritet.
Kur kta hutohen dhe i zen paniku me Suedine, si do lujn me Brazilin, Argjentinen, Italine etj?
Si mund te pretendojn per tituj boteror dhe evropian kta ?
Ku jane qendermbrojtsit e tipit Beckenbauer, Foerster, Kohler, Berthold, Mathaus ? Pse nuk eshte ma ne gjendje Gjermania te prodhoje lojtar te ktij kalibri ? Pse me Badstuberin do ndalohen Mesi, Ronaldo, Falcao, Runey etj?
Ky Joakim Low nuk i ka punet hic mire.
Jam plotesisht dakort me komentuesin me emrin “shqiptar”
KJO NDESHJE DHE NDESHJE TE TJERA NE CHAMPIONS LEAGUE KANE QENE TE SHITURA DHE TE TRUKUTARA.
Boll u lodhe te nderuar tifoze te gjermanit, italinit, hollandes apo kujdo qofte.
Ne momentin qe hyne shoqerite e basteve dhe llotove, pas vitit 1994, futbolli nuk eshte me i paster por ka ndryshuar tani eshte mira ti ndryshojne edhe emrin “fut-kurv-boll”
Pershendetje.
@raimondi
Kombi me shkerdhate eshte kombi yt shqiptar jo gjermanet o delenxhi
po ti pithskuriq kujt kombi i perket ???
Kombit gjerman i perkas meqe dashke ta dish.
Für “piskuriqi” du bist und bleibst Albanerrrrrrr, von morgen bis abend.
O cuna, na shkruni mre shqip se s’po morim vesh ca bohet! Njoni ja fut gjermonce, qetri ja fut taljonce, i qeter anej ka franca ja fut frengjisht. A ka no nji qe di Muhalebisht? Flisni mer jahu shqip, ku ka mo bokur se gjuha jon!